BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Bota

SHBA-ja ende skeptike për bilancin kinez të pandemisë, tregohet mosbesuese ndaj shifrave të publikuara

SHBA-ja ende skeptike për bilancin kinez të pandemisë, tregohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi ashpër qasjen e Kinës për përhapjen e infeksioneve me koronavirus, duke thënë se Partia Komuniste në pushtet ende po mohon informacionin e nevojshëm për të parandaluar raste të mëtejshme.

Në një intervistë për radion “Washington Watch”, Pompeo përsëriti akuzat e mëparshme se vonesa e Kinës në informimin për virusin ka rrezikuar njerëzit në të gjithë botën, duke thënë se "ai vërtet vuri mijëra jetë në rrezik", shkruan “Reuters”.

"Jam i shqetësuar që me këtë mbulim, me këtë keqinformim, Partia Komuniste kineze vazhdon t'i mohojë botës informacionin e nevojshëm për të parandaluar që raste të tjera ose diçka të tillë të ndodhin përsëri", shtoi ai.

Pavarësisht kritikave të ashpra ndaj Kinës, Pompeo nuk pranoi ta quante "virusi kinez" ose "virusi Wuhan", një etiketim që zemëroi Pekinin zyrtar dhe që ai e përdorte vazhdimisht.