
Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

SHBA jep alarmin, lufta në Ukrainë mund të përfshijë dhe vende të tjera, reagon Rusia: Plani i Uashingtonit është që konflikti i armatosur të zgjasë deri në 2025

Shkruar nga Alfrida SHANAJ 9 Dhjetor 2022

Mesa duket sulmet e Ukrainës në territorin rus e kanë shqetësuar presidentin amerikan Joe Biden. Pak ditë më parë Shtëpia e Bardhë ka raportuar se po ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet e fundit midis dy vendeve. Por sulmet e Ukrainës në territorin rus kanë krijuar goxha panik pasi sipas zyrtarëve amerikan këto sulme mund të bëhen shkak për përshkallëzim të luftës madje duke përfshirë dhe vende të tjera. Ndaj dhe këshilltarët e presidentit amerikan e kanë këshilluar herë pas herë Kievin që të fokusohet vetëm në mbrojtjen e territorit të tij.
Alarmohet SHBA
Në lidhje me spekulimet e inkurajimit të Ukrainës nga ana e SHBA-së zëdhënësi i këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby tha se SHBA ka qenë e përkushtuar për t’u siguruar ukrainasve mjetet për të mbrojtur shtetin e tyre dhe për të shmangur çdo përshkallëzim të luftës. Ai tha se janë ukrainasit ata që marrin vendimet e tyre për këtë gjë. Më pas ai shtoi se SHBA ka qenë gjithmonë e qartë në vendimet që ka marrë dhe për deklaratat e bëra, por ata nuk i kanë inkurajuar kurrë ukrainasit që të godasin Rusinë.‘Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ukrainasit të kenë mjetet për të mbrojtur veten dhe për të shmangur çdo përshkallëzim të luftës, por në fund janë ukrainasit ata që marrin vendimet e tyre. Ne kemi qenë gjithmonë të qartë dhe nuk i inkurajuam ata të godasin në të gjithë kufiri me Rusinë ", tha ai.
Reagon Rusia
Nuk ka vonuar dhe kundërpërgjigjja e palës ruse në lidhje me ndihmë e SHBA ndaj Ukrainës. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se synimet e SHBA-së për të "forcuar pozitën e Kievit" do të çojnë vetëm në "shkatërrimin e Ukrainës"."SHBA-ja po e furnizon me armë për të shkatërruar vendin për të cilin ata janë kujdesur (Ukrainën) për shumë vite. Kjo është një kontradiktë kaq jetike. Ata duket se duan të forcohen dhe forcohen, por gjithçka çon në rezultat të kundërt. Pozicioni i Uashingtonit, që mbështetet në fryrjen e konfliktit, çon në shkatërrimin e Ukrainës", tha Zakharov. Ajo theksoi gjithashtu se Uashingtoni ka në plan të nxisë armiqësitë në Ukrainë që do të çonte në zhvillimin e luftës të paktën deri në fund të vitit 2025. “Uashingtoni planifikon të nxisë armiqësitë në Ukrainë të paktën deri në fund të vitit 2025. Plani i tyre bazohet në dokumente që ata nuk ia fshehin askujt, të cilat kanë lidhje me armët”, theksoi Zakharova. Mëpas ajo shtoi se administrata Biden synon të bindë Kongresin që të përfshijë mbështetje shtesë për Kievin në shumën prej 37 miliardë dollarësh në buxhetin për vitin 2023 dhe se pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të dedikohen për ushtrinë ukrainase.mKujtojmë seKongresi amerikan ka miratuar tashmë propozimin e Ligjit për politikën e mbrojtjes kombëtare për vitin 2023, me një vlerë totale prej 858 miliardë dollarësh, në bazë të të cilit vitin e ardhshëm në Ukrainë do të dërgohet një paketë e re e ndihmës për sigurinë.
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë
Më 24 shkurt 2022, Rusia e pushtoi Ukrainën në një përshkallëzim të madh të Luftës Ruso-Ukrainase, e cila filloi në vitin 2014. Pushtimi filloi në mëngjesin e 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” që synonte “çmilitarizimin” dhe “denazifikimin” e Ukrainës. Në fjalimin e tij, Putin i përkrahu pikëpamjet irredentiste, sfidoi të drejtën e Ukrainës për shtetësi dhe pretendoi në mënyrë të rreme se Ukraina qeverisej nga neo-nazistët që persekutonin pakicën etnike ruse. Disa minuta më vonë, raketa dhe sulme ajrore goditën Ukrainën, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, të ndjekur nga një pushtim i madh tokësor nga drejtime të shumta. Si kundërpërgjigje ndaj këtij agresioni, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e miratoi ligjin ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm. Pushtimi u dënua ndërkombëtarisht si një luftë agresioni. Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kërkoi një tërheqje të plotë të forcave ruse, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Rusinë të pezullonte operacionet ushtarake dhe Këshilli i Evropës dëboi Rusinë. Shumë vende vendosën sanksione të reja, të cilat prekën ekonomitë e Rusisë dhe të botës dhe ofruan ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën.
Më të lexuarat


A ka shpresë për bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës? Kancelari Scholz jep lajmin 'e hidhur'

Protestoi kundër sistemit të drejtësisë, merret vendimi për regjisorin e njohur

Shifrat e frikshme! Thuajse 1 vit nga lufta, Ukraina bën bilancin: Ja sa rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

"Nëse nuk do të mbështesnim Ukrainën...", Meloni del me deklaratën: Para datës 24 shkurt do të jem në Kiev

Sistemi i mbrojtjes ajrore/ "Shuplakë" e fuqishme për Rusinë, arrihet marrëveshja e madhe Itali-Francë për Ukrainën

Çfarë ndodhi? Disa javë pas nisjes së monitorimit të flotës ruse, helmohet uji në bordin e një anije të Britanisë së Madhe, marinarët përfundojnë në spital

Presidenti Biden "lan duart" dhe nuk merr përgjegjësi për inflacionin: Çmimet kanë qenë në rritje që kur kam marrë detyrën

Moti i keq bën "kërdinë" në këtë vend, mbyten tre fëmijë

Presidentja Von der Leyen zbulon vendimin e prerë, ja çfarë do ndodhë duke nisur nga dita e dielë

Arrestohet i riu shqiptar në Itali pasi u kap me drogë, policia zbardh detajet
