BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

SHBA kërcënon Rusinë, Pompeo: Nëse vërtetohen kërcënimet ndaj ushtarëve, Moska do paguajë çmim të madh

SHBA kërcënon Rusinë, Pompeo: Nëse vërtetohen

Retorikat midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duket se janë gjithmonë e më shumë në përkeqësim. Ndërkohë që është në një tur disa ditor në Europën Qendrore, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov. Pompeo u shpreh se i ka bërë të qartë Lavrovit se në momentin që raportimet se Rusia ka kërcënuar ushtarët amerikanë në Afganistan do të rezultojnë të vërteta, Rusia do të paguajë një çmim të madh. Në një intervistë REL, Pompeo bëri me dije se përfaqësuesit e lartë të ushtrisë amerikane gjithashtu kanë komunikuar me kolegët e tyre rusë. E gjithë kjo histori nisi kur Nee York Times raportoi në fund të qershorit se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Rusisë dyshohet se pagoi luftëtarë talibanezë që të kryejnë me sukses sulme mbi ushtarët amerikanë dhe anëtarët e tjerë të forcave të NATO-s në territorin afgan. Pompeo është shprehur se ishte e qartë për amerikanët, që ishin rusët janë gjithmonë duke vendosur armë në duart e talebanëve. “Ne e dimë se rusët armatosën talebanët në të kaluarën, ne e dimë se iranianët janë ende duke i armatosur ata sot”, tha Pompeo. Sekretari i Shtetit gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur qartë synimet dhe se do të bëjë gjithçka që duhet për ta mbrojtur çdo ushtarë amerikanë, i cili merr pjesë në aksione të ndryshme të NATO-s në Afganistan.

Pompeo në Europë

Gjatë vizitës së tij në Slloveni, Mike Pompeo u takua me udhëheqësit e vendit, takime të cilat përfshinë edhe nënshkrimin e një deklarate të përbashkët me temë teknologjinë e shumë kritikuar 5G. Gjatë vitit të kaluar vendet evropiane përfshirë Poloninë, Estoninë dhe Republikën Çeke kanë nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, me zotimin që furnizuesit e teknologjisë 5G nuk do t'i nënshtrohen kontrollit nga një qeveri e huaj pa një proces të pavarur gjyqësor, duke përjashtuar qartësisht firmat kineze. Departamenti i Shtetit tha se disa nga temat kryesore të bisedimeve të së enjtes janë përveç çështjes së energjisë bërthamore edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor. Pompeo vizitoi Republikën Çeke të mërkurën dhe tha se fuqia ekonomike e Kinës është në një farë mënyre një kërcënim më i madh global sesa ai që paraqiste Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Dy ditë më parë, Pompeo u bëri thirrje demokracive të reja të Evropës Qendrore e Lindore që të mbrojnë liritë e fituara me mund, përballë kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe të tjerë. Ai theksoi se disa vende, nga të cilat theksoi Bjellorusinë, kanë bërë regres, madje hodhi edhe mendimin se shfaqja e totalitarizmit nuk mund të shihet si e pamundur. Diplomati amerikan tha se rishfaqja e totalitarizmit nuk është një kërcënim abstrakt, që është i kufizuar vetëm në kryeqytete si Moska dhe Pekini, por ishte shfaqur edhe në Evropë dhe në territore fqinje me të, në një vend si Bjellorusia ku kanë shpërthyer trazirat pas zgjedhjeve të së dielës që opozita i quan të manipuluara. Këtë mesazh, shefi i diplomacisë amerikane e përsëriti pas takimit me Kryeministrin çek, Andrej Babis, në konferencën e përbashkët për shtyp: "Shtypja naziste dhe sovjetike gjatë shekullit të kaluar e kanë bërë popullin çek shumë të vetëdijshëm për shtypjen që sjellin për popullatën regjimet totalitare. Populli çek e kupton se historia na përcjell mësime dhe na ndihmon të mbrojmë liritë e sotme”, tha zoti Pompeo. Lidhur me përpjekjet ruse për të forcuar lidhjet me vende të ish-bllokut komunist, Sekretari Pompeo nënvizoi kërcënimin që paraqet Moska ndaj demokracive evropiane. Pompeo theksoi në komentet e tij rolin e NATO-s dhe rëndësinë e modernizimit ushtarak të Aleancës përballë kërcënimeve aktuale.