BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Bota

SHBA kërkon bashkëpunim me BE, Pompeo: Duhet të bëhemi bashkë për të ndalur influencën e Kinës

SHBA kërkon bashkëpunim me BE, Pompeo: Duhet të bëhemi

Pavarësish kontradiktave dhe konfliktin në distancë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Amerikan për çështjen e dialogut Kosovë, Serbi, të enjten Amerika i ka zgjatur dorën e bashkëpunimit unionit evropian. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të mundësojnë kultivimin e një mirëkuptimi të përbashkët në përballje me Kinën. Kjo sipas Pompeos është rruga e mirë dhe e duhur në krijimin e një strategjie efektive për të përballuar zhvillimin e madh ekonomik të Kinës, një ekonomi që është gjithmonë e më shumë në rritje. Sekretari i shtetit i bëri këto deklarata në një ngjarje të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, event të cili Pompeo e zgjodhi për të njoftuar synimin e tij për t'u bashkuar me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell në një takim që mund të mbahet në Evropë këtë muaj dhe ku temë e diskutimeve mes dy unioneve do të jetë Kina. Përmes lidhjes me video, Pompeo theksoi natyrën dypalëshe të veprimeve. Ai e konsideroi Kinën dhe ekonominë e saj si një rrezik global dhe jo problem që i përket vetëm Shteteve të Bashkuara. “Po ndodh një zgjim transatlantik mbi të vërtetën që është duke ndodhur. Nuk janë Shtetet e Bashkuara që përballen me Kinën, është bota që përballet me Kinën", u shpreh Pompeo në përpjekje për të ilustruar pikëvështrimet e tij. Pompeo është shprehur se ka pranuar një propozim nga shefi i politikave të jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, për të krijuar një dialog formal midis SHBA dhe BE mbi Kinën dhe se do të udhëtojë drejt Europës për të qenë pjesë e sesionit të parë të këtij dialogu. “A ta kanë ndërhyrë fuqishëm në tregjet tona më të mëdha, në një mënyrë të tillë që ne kurrë nuk do të jemi në gjendje që të ndërhyjmë në tregjet e tyre”, u ankua Pompeo për sistemin financiar kinez. Pompeo gjithashtu shtoi se dialogu i ri midis Shteteve të Bashkuara dhe BE duhet që të bëhet duke ndarë së bashku informacione mbi Kinën.

BE dhe qëndrimet mbi Kinën

Bashkimi Europian ka shprehur edhe më parë shqetësime të cilat lidhen me natyrën e praktike tregtare të ndjekura nga Kina. Pompeo i ka konsideruar këto politika si grabitqare dhe si vjedhje e pronës intelektuale. Edhe pse është shprehur Kinës, sërish BE nuk ka qenë e sigurt për të bashkëpunuar më SHBA mbi këtë shqetësim, ose nuk ka qenë BE e gatshme që ta ndërmerrte këtë hap i cili mund të çonte në një “luftë tregtare”. Si zgjidhje për situatën, BE deri tani ka zgjedhur një mesatare ku në vend që të përshkallëzojë tensionin dhe të acarojë situatën, ka zgjedhur të mundësojë lehtësimin e marrëdhënieve tregtare me qeverinë Kineze. Ndoshta si shkak i dëmit të madh ekonomik që solli pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, BE në një takim që zhvilloi të hënën, i kërkoi Kinës, duke i bërë presion, të përmirësojë përpjekjet e saj të negociatave për një marrëveshje tregtare dhe të shtojë investimet në BE. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se ndërsa bisedimet ishin të rëndësishme në mënyrë simbolike, më shumë duhej të bëhej për të siguruar partneritetin e vazhdueshëm midis Kinës dhe BE-së. "Ne kemi qëllime, fjalët e vendosura në letër, por kemi nevojë tani për veprat," tha ajo. Në fjalën e tij në forumin e Brukselit, Pompeo tha se dialogu BE-Kinë ishte i domosdoshëm jo vetëm për të mbrojtur interesat amerikane, por për të mbrojtur ekonominë e bllokut nga shkeljet nga Kina. Ai gjithashtu tha se shpresonte që bisedat e tij të ardhshme me krerët e BE për këtë çështje do të shërbenin si një katalizator për ndërmarrjen e veprimeve që të çojnë deri në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.