BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Bota

SHBA në “luftë” me të ftohtin

SHBA në “luftë” me të ftohtin
I ftohti brurtal që ka përfshirë Amerikën Veriore po shkon drejt lindjes, duke sjellë temperatura të papara në dy dekada.
 
Nga Montana në Merilend, rreth gjysma e popullsisë amerikane është vendosur nën alarm. Në Kanada, provinca Ontario po përballet me temperatura prej -40 gradë Celsius. Mijëra fluturime janë anuluar dhe banorët kanë thënë se lëkura e tyre mund të ngrijë nëse dalin jashtë.
 
Banorët në bregun verilindor të SHBA-së janë paralajmëruar që të përgatiten për të ftohtët të martën. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se pjesë të rrugëve kryesore do të mbyllen në përgatitje për motin ekstrem. Sipas tij, temperaturat mund të arrijnë në -26 gradë Celsius gjatë natës.