BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x
BREAKING NEWS

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh ...

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x

Bota

SHBA ngre akuza penale ndaj 4 shtetasve rusë për torturimin e një amerikani në Ukrainë

SHBA ngre akuza penale ndaj 4 shtetasve rusë për torturimin e një

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën se ka ngritur padi ndaj katër ushtarakëve rusë me akuza për rrëmbimin dhe torturimin e një amerikani gjatë sulmit në Ukrainë. Kjo është padia e parë e këtij lloji.

Çelet kështu për herë të parë një proces gjyqësor ndaj shtetasve rusë në lidhje me mizoritë gjatë luftës në Ukrainë dhe kjo është gjithashtu çështja e parë gjyqësore për viktimizimin e një shtetasi amerikan, thanë zyrtarët.

“Departamenti i Drejtësisë dhe populli amerikan kanë një kujtesë të gjatë”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ndërsa njoftonte padinë. “Nuk do t’i harrojmë mizoritë në Ukrainë. Dhe nuk do të ndalemi kurrë për t’i sjellë përgjegjësit përpara drejtësisë”.

Katër shtetasit rusë identifikohen si anëtarë të forcave të armatosura ruse, apo të njësive paraushtarake. Dy prej tyre përshkruhen si oficerë të lartë. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Rusët akuzohen se rrëmbyen shtetasin amerikan nga shtëpia e tij në një fshat të Ukrainës në vitin 2022. Amerikani u rrah dhe u mor në pyetje ndërsa mbahej për 10 ditë në një objekt ushtarak rus, përpara se të evakuohej më pas së bashku me bashkëshorten e tij, e cila është ukrainase, thanë autoritetet amerikane.

Shtetasi amerikan u tha agjentëve federalë që shkuan në Ukrainë vitin e kaluar në kuadrin e hetimeve, se ushtarët rusë që e rrëmbyen, e zhveshën lakuriq, i vunë një armë tek koka dhe e rrahën rëndë, tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

“Provat e mbledhura nga agjentët tanë dëshmojnë për brutalitetin, kriminalitetin dhe perversitetin e sulmit ushtarak të Rusisë”, tha Sekretari Mayorkas.

Hetuesit e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe të FBI-së intervistuan amerikanin, familjen e tij dhe të tjerë persona që gjendeshin përreth fshatit Mylove në kohën e rrëmbimit, me qëllim identifikimin e katër rusëve, tha Sekretari Mayorkas.

Prokurori i Përgjithshëm Garland ka folur publikisht për krimet e luftës në Ukrainë që kur filloi sulmi i forcave ruse në shkurt 2022 dhe Departamenti i Drejtësisë pati caktuar prokurorë federalë për të shqyrtuar mundësinë e ngritjes së akuzave penale.

Ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë gjetur prova të vazhdueshme të krimeve të luftës të bëra nga forcat ruse, përfshirë torturat që kanë rezultuar me vdekjet dhe përdhunimet e grave deri të moshës 83-vjeçare.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi në mars një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, duke e akuzuar se mbart përgjegjësi personale për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk e njeh ICC-në dhe i konsideron vendimet e saj të pavlefshme ligjërisht. Ai e quajti masën e gjykatës “revoltuese dhe të papranueshme”.

Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të ICC-së, por Departamenti i Drejtësisë ka bashkëpunuar me këtë gjykatë dhe ka mbështetur prokurorët ukrainas që po bëjnë hetimet e tyre për krime lufte.

Akuzat kanë më shumë domethënie simbolike për momentin, për shkak të perspektivës së paqartë të mundësisë së sjelljes së ndonjërit prej të akuzuarve për t’u përballur me drejtësinë në një sallë gjyqi në Shtetet e Bashkuara. Ky zhvillim vjen ndërsa administrata e Presidentit Biden, në përpjekje për të treguar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën ndërkohë që po zhvillohet një tjetër luftë mes Izraelit dhe Hamasit, po i kërkon Kongresit të miratojë ndihma ushtarake dhe ekonomike në mbështetje të operacioneve mbrojtëse të Kievit.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, por Departamenti i Drejtësisë ka ngritur vazhdimisht akuza penale ndaj shtetasve rusë, më së shumti për krime kibernetike dhe për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në disa prej këtyre rasteve, të akuzuarit janë arrestuar nga autoritetet amerikane, kur kanë udhëtuar jashtë Rusisë./VOA



Më të lexuarat