BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Bota

SHBA një hap para “armiqve historikë”, Joe Biden përgatit planin “B” për Mesdheun, del në skenë informacioni që mund të tronditë dyshen Putin-Erdogan

SHBA një hap para “armiqve historikë”, Joe Biden

Situata mes trekëndëshit SHBA-Rusi dhe Turqi sa vjen edhe ndërlikohet ku herë pas here shfaqen tensione, që e cila ka zgjuar liderët. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i druhet një bashkëpunimi ruso-turk kundër SHBA. Ndaj ai po tregohet vigjilent mbi dinamikën në Lindjen e Mesme, ku po vëzhgon me kujdes lëvizjet e presidentit turk Erdogan të stimuluara nga Vladimir Putin. Biden ka mobilizuar forcat amerikanë në Mesdhe për të mbajtur në kontroll pikat strategjike, ku është e përqëndruar më së shumti edhe ekonomia. Biden po vë në zbatim planin për të mbrojtur vendbanimet ku ka gaz natyror nga çdo ndërhyrje të Erdogan. Pra më në detajeShtetet e Bashkuara kanë filluar të thurin rrjetën me synimin për t'iu kundërvënë armiqve historikë: Kinës dhe Rusisë. Pushtimi rus në shkurt vetëm sa ka përshpejtuar një tendencë të planifikuar tashmë në detaje, me përfshirjen e Greqisë dhe Qipros si në dosjen e energjisë ashtu edhe në marrëdhëniet e reja me aleatët dhe vendet armiqësore . Kështu, SHBA-të po të monitorojnë nga afër rrugët e gazit.  Çfarë nënkupton trekëndëshi Uashington-Moskë-Ankara? Siç dihet, pas blerjes nga Ankaraja të sistemit S-400 të prodhimit rus , boshti turko-amerikan krijoi ‘plasaritje’, gjë e cila bëri që amerikanët të përgatiten menjëherë për një plan B. Pikërisht investimin masiv në Greqi .

Shteti grek ka vënë në dispozicion të amerikanëve 4 baza tokësore. Ajo e Gjirit të Soudës Kreta, e cila strehon nëndetëset, së shpejti do të zgjerohet. Por dyfishimi i bazës së Kretës, i simuluar nga SHBA , mund të pasohet nga ai i bazës Akrotiri në Qipro. Gjithashtu zona ekonomike e Qipros, ku ka vendburime gazi , ka qenë fokusi i lojtarëve të mëdhenj amerikanë dhe për këtë arsye duhet mbrojtur nga çdo ndërhyrje turke. Qipro gjithashtu i frikësohet skenarit që mund të kthehet në një fushë beteje të madhe midis super lojtarëve. Për këtë arsye , së fundmi në Qipro u hap laboratori i Cyclops, për sigurinë e porteve, trafikut dhe tregtisë.Enigma në Egje pasurohet nga një tjetër skenar: Janë dy ishuj grekë që janë kandidatë për të qenë një pikë e re vëzhgimi për SHBA-në.

Trekëndëshi Uashington-Moskë-Ankara

Siç dihet, pas blerjes nga Ankaraja të sistemit S-400 të prodhimit rus, boshti turko-amerikan krijoi plasje,  plas me Pentagonin, gjë që e detyroi këtë të fundit të përgatiste një plan B në rast se një aleat rrëshqet drejt lindjes. Një pikë e këtij plani është fokusi ndaj prioriteteve të reja amerikane në Egje , i konfirmuar edhe nga memorandumi i fundit greko-amerikan i iniciuar nga ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe i “miratuar” nga Anthony Blinken. Po sa janë mundësitë që të rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë? Tre ditë më parë, anija stërvitore lundruese turke AbdulHamitKhan lundroi në pikën më të largët të shelfit kontinental turk dhe disa milje nga ZEE qipriote: ajo është e aftë të shpojë në një thellësi prej 12200 metrash, me një ekuipazh prej 200 personash . Ndërkohë nëGreqi amerikanët kanë filluar zyrtarisht punimet e terminalit LNG (gaz natyror i lëngshëm). Kjo është një infrastrukturë e re e sigurisë energjetike të Evropës Juglindore dhe Ballkanit, e cila do të transformojë peizazhi i gazit. Për këtë arsye porti është bërë një qendër strategjike e NATO-spër transportin, logjistikën ushtarake dhe energjinë. SHBA ka qenë prezente atje që nga viti 2017, pasi Kina privatizoi portin e Pireut me Cosco dhe një konsorciumruso-gjerman në Selanik. Enigma në Egje pasurohet nga një tjetër skenar: Skyros dhe Lemnos janë dy ishuj grekë kandidatë për të qenë një pikë e re vëzhgimi për SHBA-në. Lemnos, në veçanti, është afër Turqisë, prandaj Ankaraja mund të lëvizë dronët e saj në bregdet. Ambasadori i ri amerikan në Athinë, GeorgeTsounis ka biseduar së fundmi për këtë me gjeneralin Christopher Cavoli, komandant suprem ushtarak i forcave aleate në Evropë, në prani të ministrit të Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos.