BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

SHBA nuk i ndal presionet ndaj Turqisë për lirimin e pastorit Brunson

SHBA nuk i ndal presionet ndaj Turqisë për lirimin e pastorit Brunson

SHBA vazhdojnë trysninë ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të liruar pastorin amerikan, Andreë Brunson, pasi një gjykatë turke kundërshtoi të hënën një apel të dytë ligjor për lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Dhe Turqia po i kundërpërgjigjet presionit, duke rritur ndjeshëm tarifat për një numër mallrash amerikane në hakmarrje ndaj tarifave të vendosura javën e kaluar nga presidenti Trump për çelikun dhe aluminin turk. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton nga Departamenti i Shtetit për përkeqësimin e marrëdhënieve me një aleat të rëndësishëm të Amerikës dhe NATO-s.

Fati i pastorit amerikan Andreë Brunson kërcënon të shkaktojë dëme të përhershme në marrëdhëniet SHBA- Turqi, shkruan VOA,.

“Ne mendojmë se Turqia dhe veçanërisht Presidenti Erdogan e kanë trajtuar Pastor Brunson, i cili ne e dimë të jetë një njeri shumë i mirë dhe një i krishterë i fortë që nuk ka bërë asgjë të keqe, shumë padrejtësisht, shumë keq. Dhe kjo është diçka që administrata amerikane nuk do ta harrojë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckebee Sanders.

Një gjykatë turke hodhi poshtë kërkesën e dytë të pastorit Brunson për lirimin nga arrestimi shtëpiak, pasi qëndroi në burg për 21 muaj nën akuza për spiunazh dhe terrorizëm. Shtetet e Bashkuara thonë se akuzat janë të rreme.

“Ne jemi të zhgënjyer me atë njoftim. Do të donim që Pastori Brunson të sillet në Shtetet e Bashkuara “, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

Analistët thonë se refuzimi i presidentit turk Erdogan për lirimin e pastorit Brunson dhe amerikanët e tjerë të ndaluar në Turqi po krijon një krizë në rritje, pasi presidenti Donald Trump i filloi në kushtet e mira marrëdhëniet me presidentin Erdogan.

“Hartuesit e politikave në SHBA nuk dinë çfarë të bëjnë me Turqinë, si të përpiqen ta detyrojnë, t’i bëjnë presion, ta nxisin, ta bindin Turqinë të ndryshojë sjelljen e saj. Dhe çështja e Andrew Brunson ka qenë diçka rreth së cilës gjithçka është kristalizuar”, – thotë Lisel Hintz pranë Shkollës John Hopkins për studime të avancuara ndërkombëtare.

“Dhe tani vjen çështja e pastorit Brunson, në të cilën administrata besonte se kishte një marrëveshje dhe unë mendoj se zoti Pompeo dhe zoti Pence, të dy të krishterë të devotshëm, e shohin çështjen Brunson, gjithashtu në aspektin e kërcënimit të mundshëm të një komuniteti shumë të rëndësishëm ungjillor”, thotë Aroon David Miller, analist pranë qëndrës Ëilson.

Zyrtarë amerikanë thonë se janë duke vëzhguar pasojat ekonomike globale nga rënia e lirës turke, por shtojnë se kriza ekonomike e e Turqisë është pasojë e vetë politikës së Ankarasë.