BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente: Nëse ndiheni keq kërkoni ...

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton
x

Bota

SHBA paralajmëron fundin e pandemisë, vaksinimi vë nën kontroll situatën, Fauci: Nuk duhet nënvlerësuar vdekshmëria

SHBA paralajmëron fundin e pandemisë, vaksinimi vë nën

Edhe pse janë duke u përballur me një trend në ulje të vaksinimeve për shkak të kërkesave në zbritje nga qytetarët, Shtetet e Bashkuara sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, janë në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e presidentit Biden për vaksinimin e një numri sa më të lartë qytetarësh, rreth 70% të të rriturve amerikanë të paktën me një dozë, deri më 4 korrik. Data 4 korrik është zgjedhur në mënyrë simbolike nga zoti Biden, pasi vë në një linjë ditën e Pavarësisë së SHBA-ve me pavarësinë nga virusi. Koordinatori i reagimit kundrejt pandemisë në Shtëpinë e Bardhë Jeff Zients deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë më afër kontrollit të pandemisë së koronavirusit dhe zyrtarët shëndetësorë janë përqendruar në sfidën e radhës: vaksinimi i më shumë amerikanëve. Ai ka bërë me dije se Amerika është në një pikë kthese ndërsa rreth 58% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19. “Detyra tani është të vazhdojmë të ndërtojmë besimin tek vaksinat dhe të bëjmë mjaft amerikanë të vaksinuar për të zbutur përhapjen e virusit dhe varianteve të tij”, tha ai. Sipas të dhënave të publikuara nga Wordometer mbi rastet në Shtetet e Bashkuara, raportohen gjithsej 33,481,633 raste infektimesh, 595,850 vdekje dhe 26,441,797 të shëruar.

Reagon Fauci

Ndërsa drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë mbi pandeminë, Anthony Fauci ka njoftuar se COVID-19, ka shkaktuar zyrtarisht vdekjen e 581 000 personave që nga fillimi i vitit 2020 në SHBA. I pyetur në lidhje me një studim të ri të botuar këtë javë nga Universiteti i Uashingtonit, që vlerëson se numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA është më shumë se 900 000, dr. Fauci nuk shkoi deri aty sa t’i vërtetonte këto të dhëna. “Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë, që në fillim, se një nënvlerësim i vdekshmërisë është shumë i mundshëm. Ky model evokon një numër të konsiderueshëm vdekjesh, 900 000, që e vë nënvlerësimin pak më të lartë nga sa do të kisha menduar, por nganjëherë modelet janë korrekte, nganjëherë ca më pak. Por unë mendoj se nuk ka dyshim se ne kemi nënvlerësuar dhe jemi ende duke nënvlerësuar vdekshmërinë”, tha ai për kanalin NBC. Kryeepidemiologu amerikan, e konsideroi pandeminë si një pandemi historike dhe deklaroi se ishte tejet e vështirë që të mbahej një regjistër i saktë me shifrat e humbjes së jetëve. Një deklaratë e tillë vjen kur dihet që të shumtë janë personat të cilët kanë humbur jetët në banesat e tyre dhe nuk rezultojnë në regjistrat zyrtarë të shteteve përkatëse. Gjithsesi në terma absolutë, SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Zoti Fauci u shpreh gjithashtu se sa më e lartë të jetë përqindja e të vaksinuarve, aq më pak gjasa ka që në një sezon si vjeshta ose dimri i ardhshëm të shihet një rritje e ndjeshme. “Kjo është arsyeja pse vaksinat janë kaq të rëndësishme. Kjo është karta e fortë që kemi tani që nuk kemi pasur vjeshtën e kaluar ose dimrin e kaluar", tha ai. Nga ana tjetër, Koordinatori i reagimit kundrejt pandemisë në Shtëpinë e Bardhë Jeff Zients, vijoi të mbështesë udhëzimet e fundit të mbajtjes së maskave nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve CDC, që rekomandon që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të mbajnë ende maska ??në ambiente të mbushura me njerëz, qoftë në natyrë apo ambiente të mbyllura. "Ne do të arrijmë shpëtimin. Dhe drita në fund të tunelit është më e ndritshme dhe e ndritshme. Le të mbajmë mbrojtjen në nivele të larta”, tha Zients.