BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Bota

SHBA planifikon tërheqjen nga “Open Skies”, reagon urgjent Nato, drejtohet gishti nga Rusia

SHBA planifikon tërheqjen nga “Open Skies”, reagon urgjent

Dhjetë nënshkrues europianë të traktatit “Open Skies”, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, shprehën keqardhje për vendimin e administratës Trump për t'u tërhequr nga pakti, i cili u krijua për të sjellë më shumë transparencë në aktivitetet ushtarake.

"Ne vjen keq për njoftimin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për qëllimin e saj për t'u tërhequr nga Traktati i Qiejve të Hapur, edhe pse ne ndajmë preokupimet e tij në lidhje me zbatimin e dispozitave të traktatit nga Federata Ruse", shkruhet në një deklaratë nga Ministritë e Jashtme të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Spanjës, Finlandës, Italisë, Luksemburgut, Holandës, Çekisë dhe Suedisë.

“Qiejt e Hapur” hyri në fuqi në vitin 2002 dhe është nënshkruar nga 35 vende, duke lejuar nënshkruesit të kryejnë fluturime vëzhgimi mbi objektet ushtarake të njëri-tjetrit. Ajo ka qenë veçanërisht e dobishme për kombet europiane, pasi u ka lejuar atyre të vëzhgojnë lëvizjet ushtarake ruse pa pasur nevojë për satelitët spiunë ose mjete të tjera të teknologjisë së lartë.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit dhe e përmendën këtë si arsyen kryesore të dhënies së njoftimit prej gjashtë muajsh se planifikon të tërhiqet. Në një deklaratë të enjten, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha që SHBA-ja mund ta rishqyrtojë lëvizjën nëse Rusia kthehet në pajtueshmëri të plotë me Traktatin.

Pas një takimi të anëtarëve të NATO-s, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg e hodhi fajin mbi Rusinë për vështirësitë aktuale të Traktatit.

"Rusia ka vendosur për shumë vite kufizime fluturimi në kundërshtim me Traktatin, përfshirë kufizimet e fluturimit mbi Kaliningrad, dhe kufizimin e fluturimeve në Rusi afër kufirit të saj me Gjeorgjinë. Zbatimi i vazhdueshëm selektiv i Rusisë, i detyrimeve në bazë të Traktatit të Qiejve të Hapur ka minuar kontributin e këtij traktati të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin Euro-Atlantik", -tha Stoltenberg.

"Kthimi i Rusisë në pajtueshmëri është mënyra më e mirë për të ruajtur përfitimet e Traktatit", -tha Stoltenberg.