
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

SHBA tërhiqet nga sanksionet ndaj Kosovës për situatën në Veri, Blinken dënon sulmin e huliganëve serbë ndaj forcave të KFOR

Shkruar nga Elmas Bogdani 2 Qershor 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga gjuha e tyre e ashpër drejtuar së fundmi ndaj Kosovës për situatën në Veri. Edhe pse ishte SHBA që përkrahu përpjekjet për të zhvilluar zgjedhje pa Listën Srpska, mbështetën edhe idenë që qeveria Kurti të mbrojë sovranitetin e integritetin territorial në këtë pjesë të vendit, të gjithë anti-shqiptarët dhe pro serbët përdorën fjalët e amerikanëve se Kosova do të sanksionohet për shkak të vendimeve të gabuara të lidershipit kosovar. Mediat kundër Kurtit raportuan dy ditë më parë se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka konfirmuar se tashmë Kosova ka marrë sanksionet e para, pasi, sipas tij, qeveria që drejtohet nga Albin Kurti nuk përfilli këshillat e tyre. I ashpër ishte dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se i dënon fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat, sipas tij, po e përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”. Ai tha se këto veprime janë marrë "në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës". Por ditën e djeshme shohim një tërheqje të gjuhës së ashpër të amerikanëve kundrejt qeverisë Kurti.
SHBA: Nuk pasur sanksione ndaj Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Albin Kurtin deklaroi se është urgjente qetësimi i situatës në veri. Hovenier, tha se s’ka pasur sanksione ndaj Kosovës dhe nuk dëshiron të përdorë atë fjalë, por vetëm disa pasoja për shkak të situatës aktuale. Ai shtoi se shpreson që kjo situatë të kalojë në mënyrë që të mos ketë më pasoja, teksa refuzoi të përgjigjet se çka do të ndodhte sikur Kurti të mos ndërronte mendje. “Nuk e kam përdorur atë fjalë (sanksionojë). Nuk dua ta përdor atë fjalë. Ka pasur tashmë, siç e kam vënë re, disa pasoja për gjendjen, në të cilën jemi. Unë shpresoj se do ta kapërcejmë këtë, kështu që nuk duhet të ketë më pasoja…Nuk jam në gjendje të them se cilat janë këto pasoja. Unë do të thosha se Shtetet e Bashkuara po mendojnë se çfarë mjetesh kemi për të inkurajuar qeverinë e Kosovës që të bëjë atë që ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta bërë tani, që është arritja e de-eskalimit në veri”, theksoi ambasadori amerikan”, tha ai. Ai diskutimin me Kurtin e cilësoi si të mirë dhe produktiv, por tha se nuk ka mundur t’ia ndërrojë mendjen që tre kryetarët e zgjedhur në veri mos të ushtrojnë detyrat në objektet komunale.
Mesazhet e SHBA
Gjithashtu, Hovenier tha se kjo situatë po e pengon edhe marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi dhe aneksin e zbatimit të tij. “Unë përsërita dhe ripërsërita pikëpamjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të shprehur së fundi nga Sekretari Lincoln, për nevojën e një sërë hapash urgjente për të de-përshkallëzuar situatën atje. Ajo që ne besojmë se do të arrin de-përshkallëzimin nuk është sekret, pra kjo është duke rënia në dakord që këta tre kryetarë komunash të punojnë nga lokacione alternative dhe tërheqja e policisë së Kosovës nga tri ndërtesat komunale. Ne folëm gjithashtu për rëndësinë e ecjes përpara me zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksin e zbatimit të saj për normalizimin e avancuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ndava shqetësimet e mia se situata në veri po e pengon shumë atë përpjekje, të cilën ne duam ta shohim të lëvizë përpara, ky pra ishte diskutimi ynë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës në mënyrë aktive dhe aq efektive sa të mundemi për të ndihmuar në arritjen e de-përshkallëzimit dhe siç i keni parë deklaratat tona publike, ne po kërkojmë gjithashtu që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa, të ndihmojë të arrihet një situatë më e mirë edhe në veri të Kosovës”, tha ai.
Bliken dënon sulmin e huliganëve serb ndaj KFOR-it
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa menjëherë që të ulin tensionet në veri. “Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegëve tanë italianë dhe hungarezë që u lënduan në atë sulm. Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Blinken në konferencë për media të enjten në Oslo të Norvegjisë.
Më të lexuarat


Një katastrofë edhe më e rëndë se Çernobili rrezikon Evropën, ja çfarë po ndodh në centralin bërthamor më të rrezikshëm në kontinent

Italia i bindet SHBA-së dhe BE-së, njofton tërheqjen nga nisma e Xi Jinpinf, ja pse lëvizja nuk do t’i pëlqejë aspak presidentit kinez

Policia aksion “blic” në Tiranë kundër lojërave të fatit, 20 të shoqëruar

“Refuzoj të jem politikani që bën premtime dhe më pas...”, ministri i Emigracionit dorëhiqet nga qeveria Sunak, zbulohet arsyeja e fortë

“Kërcet” arma, raportohet për viktima

Biden plas deklaratën e bujshme: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA do të përfundojë në luftë me Rusinë

E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 3 të plagosur

Analiza e VOA: Lufta në Gazë përçan amerikanët, ja cili shtet ka të drejtë të përgjigjet për t’u vetëmbrojtur

Bien në pranga 4 persona, zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Mjeti luksoz shpërthen në flakë, humb jetën tragjikisht 22-vjeçarja
