BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

SHBA vendosin sanksione të reja ndaj Venezuelës

SHBA vendosin sanksione të reja ndaj Venezuelës

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi dje se ka shtuar sanksionet ndaj Venezuelës duke përfshirë kompaninë shtetërore minerare të arit, prej bashkëpunimit me regjimin e presidentit Maduro, ndërsa përfaqësuesve të opozitës i ka dhënë kontrollin e ndërtesave diplomatike të vendit në Shtetet e Bashkuara. Përmes një deklarate Departamenti i Thesarit njoftoi se ka sanksionuar kompaninë Minerven dhe presidentit të saj, Adrian Antonio Perdomo Mata, për ato që quante “operacionet e paligjshme të arit, që kanë mbështetur vazhdimisht regjimin e ish Presidentit Nicolas Maduro". Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se aktivitetet e qeverisë së Maduros po e shterrojnë pasurinë e Venezuelës dhe po dëmtojnë mjedisin. Në deklaratë thuhet se Maduro vite më parë i dha vetes autoritetin e zhvillimit të minierave, pa marrë më parë miratimin e Asamblesë Kombëtare, çka ka bërë që minatorët të punojnë të kushte të rrezikshme dhe të paguhen në monedhën nën inflacion të Venezuelës, në një kohë që regjimi e konverton monedhën e zhvlerësuar venezueliane në flori dhe monedha të tjera të huaja. “Sanksionet amerikane nuk janë të përhershme, ato synojnë të sjellin një ndryshim pozitiv të mënyrën e sjelljes. Sanksionet hiqen për njerëz që ndërmarrin veprime konkrete dhe kuptimplotë për rikthimin e rendit demokratik, refuzojnë të angazhohen në shkeljen e të drejtave të njeriut”, thuhej në deklaratën e SHBA.

Opozita merr ndërtesat diplomatike në SHBA

Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës në Venezuelë kanë marrë nën kontroll tri prona diplomatike në Shtetet e Bashkuara. I dërguari i krye-opozitarit Guaido në SHBA, Carlos Vecchio tha se opozita e ka marrë kontrollin e dy ndërtesave të Ministrisë së Mbrojtjes së Venezuelës në Uashington dhe një konsullate në New York. Ai shtoi që grupi pret që ta marrë kontrollin e ambasadës së Venezuelës në Uashington në ditët në vijim. Kjo lëvizje vjen pasi Guaido, president i Asamblesë Kombëtare që kontrollohet nga opozita, dhe i njohur si president nga shumica e vendeve perëndimore, përsëriti që zgjedhja e Maduros në maj të vitit 2018 ishte jolegjitime. “Ne jemi duke i marrë këta hapa për t’i mbrojtur asetet e Venezuelës në këtë vend,” tha Vecchio nga njëra prej ndërtesave, pasi zyrtarët hoqën fotografinë e presidentit Maduro nga muri, për ta zëvendësuar me fotografinë e Guaidos.

SHBA, Rusia diskutojnë për situatën

SHBA tha dje gjithashtu se janë realizuar bisedime mes Uashingtonit dhe Rusisë për situatën në Venezuelë, të cilat ishin pozitive dhe të rëndësishme, megjithëse dy palët mbajnë qëndrime të ndryshme sa i përket legjitimitetit të presidentit, Nikolas Maduro. Përfaqësuesi i veçantë i SHBA, Elliott Abrams tha se bisedimet u kryen në Romë. “Bisedimet ishin të dobishme, thelbësore dhe serioze. Ne u pajtuam për krizën e thellë në Venezuelë. Ne jemi të shqetësuar shumë për natyrën dhe seriozitetin e krizës humanitare”, tha Abrams, duke shtuar se delegacioni rus u kryesua nga zëvendës-ministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov. Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, e ka shpallur veten president të përkohshëm të vendit më 23 janar. Ai është njohur si udhëheqës i shtetit nga Shtetet e Bashkuara, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shtetet e Amerikës Latine. Rusia, Irani, Kuba, Bolivia dhe Turqia, vazhdojnë ta njohin Nicolas Maduron si president të Venezuelës. Rusia – që i kanë dhënë hua miliarda dollarë Venezuelës gjatë viteve të fundit – është mbështetësja kryesore e Maduros, që prej se Guaido kontestoi rolin e tij si udhëheqës i vendit.

Andi Lamko

Më të lexuarat