Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA, Warren: Trump mund të jetë në burg deri në 2020

Postuar: 11/02/2019 - 19:57

Presidenti Donald Trump mund të jetë në burg derisa të vijë Dita e Zgjedhjeve. Kështu ka thënë senatorja demokrate e Massachusetts, Elizabeth Warren në ditën e saj të parë të plotë të fushatës si një kandidat presidencial i deklaruar.
 
“Deri në kohën që arrijmë në 2020, Donald Trump mund të mos jetë as President”, u ka thënë Warren votuesve potencialë të saj në Cedar Rapids, Iowa. “Në fakt mund të mos jetë më një person i lirë”.
 
Momenti shënoi një zhvendosje të dukshme në tonet e Warren, e cila thuhet të ketë ngurruar të merret drejtpërdrejtë me Trump pasi që ajo njoftoi fushatën e saj eksploruese në prag të Vitit të Ri.
 
Sipas mediave, ajo i është referuar hetimeve që po zhvillohen rreth ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
 
Warren, e cila ka thënë vazhdimisht gjatë fundjavës se fanatizmi nuk ka vend në Zyrën Ovale, gjithashtu u tha gazetarëve se ajo tashmë i ka “tërhequr vërejtjen” Trumpit se po bëhet racist “shumë herë”.
 
Më parë gjatë ditës, demokratja e Masaçusetsit kishte thënë se vendi është në një “moment të rrezikshëm” dhe se “ajo që ndodh në vitin 2020 do të përcaktojë drejtimin e kombit tonë, drejtimin e popullit tonë”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 18:06

Kryetari i opozitës turke në Turqi, Kemal Kilicdaroglu është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme duke marrë edhe lëndime trupore.

Postuar: 21/04/2019 - 10:04

 Përgatiti një strudel dhe teksa po e piqte në furrë, dogji 40 mijë euro të cilat i fejuari

Postuar: 21/04/2019 - 09:22

Të paktën 100 njerëz raportohen të jenë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur nga shpë

Postuar: 21/04/2019 - 08:08

Në një nga protestat më të dhunshme të serisë së pesë muajve të fundit, Jelekët e Verdhë u përles

Postuar: 20/04/2019 - 23:44

Një histori e pazakontë vjen nga Italia.

Postuar: 20/04/2019 - 23:24

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një grabitje me dhunë në Gjeorgji.

Postuar: 20/04/2019 - 19:22

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Irlandës së Veriut për vrasjen e gazetares Lyra McKee.