BREAKING NEWS

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para  

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është
x

Bota

Shefi i kabinetit të Joe Biden i befason të gjithë me deklaratën, tregon se çfarë zbuluan në Shtëpinë e Bardhë për Donald Trump

Shefi i kabinetit të Joe Biden i befason të gjithë me

Shefi i kabinetit të Presidentit të SHBA, Ron Klain ka thënë ditën e sotme se administrata e Trump nuk kishte asnjë plan shpërndarjeje për vaksinën e koronavirusit, pavarësisht rritjes së numrave në mënyrë alarmante.

“Procesi për të shpërndarë vaksinën, veçanërisht jashtë shtëpive të të moshuarve dhe spitaleve, nuk ekzistonte me të vërtetë kur ne hymë në Shtëpinë e Bardhë dhe morëm detyrën”, tha Klain.

Biden ka premtuar një luftë të ashpër kundër pandemisë që i mori jetën 400 mijë qytetarëve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Trump qëndronte në detyrë.

Ai nënshkroi një seri urdhrash ekzekutivë javën e kaluar, duke përfshirë disa që synojnë shpërndarjen e vaksinave.

Biden ka në plan të bëjë partneritet me qeveritë shtetërore dhe lokale për të krijuar vende vaksinimi në qendrat e konferencave, stadiume dhe gjimnaze. Administrata e re gjithashtu do të vendosë mijëra persona staf klinik nga agjencitë federale, personeli mjekësor ushtarak dhe zinxhirët e farmacive për të rritur vaksinimet.