Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shënohet rekord reshjesh në Britani të Madhe

Postuar: 16/11/2019 - 18:43

Një stacion meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar e ka regjistruar vjeshtën më të lagësht në histori të këtij vendi, ndonëse kjo stinë ende nuk ka përfunduar, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan vërshime të mëdha në pjesët qendrore dhe veriore të Anglisë.
 
Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë deri në fundin e sezonit meteorologjik, në një stacion të motit në Sheffield u regjistruan 427 milimetra reshje të shiut nga 1 shtatori, duke e thyer kështu rekordin e mëparshëm të vitit 2000, kur për tre muaj kishte pasur 425 milimetra shi.
 
Shifra rekorde e të reshurave u regjistrua në kohën kur rreth 80 paralajmërime për vërshime janë ende aktive në pjesë të ndryshme të Anglisë dhe Uellsit ku ka pasur reshje të mëdha të shiut gjatë këtij muaji.
 
Megjithatë, meteorologët kanë parashikuar se moti do të përmirësohet ditëve të ardhshme dhe se reshjet më të mëdha tashmë kanë përfunduar.
 
Pavarësisht rekordit të shënuar në Sheffield, meteorologët thanë se rekordi kombëtar ka pak gjasa të thyhet.
 
Më shumë se 1200 njerëz u detyruan të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të këtij muaji në Doncaster, shkruan “Independent”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 19:29

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Postuar: 07/12/2019 - 18:31

Greva kundër reformës në pensione ka zhytur Francën në kaos.

Postuar: 07/12/2019 - 17:37

Teksa ka mbërritur tashmë në Madrid, pas turneut në SHBA kjo mbajti fjalime të zjarrta mjedisor

Postuar: 07/12/2019 - 16:51

Një shpërthim gazi në një ndërtesë apartamentesh banimi në lindje të Sllovakisë ka lënë sot sht

Postuar: 07/12/2019 - 16:42

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës.

Postuar: 07/12/2019 - 16:01

Pilotët e forcave ajrore ruse u filmuan teksa fluturonin avionët e rëndë Su-34 në manovrat mbi

Postuar: 07/12/2019 - 15:48

Një grua indiane ka vdekur sot nga plagët e saj pasi iu vu zjarri gjatë rrugës për në gjykatë k