BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Bota

Shënohet viktima më e re në moshë nga koronavirusi, nëna e 21-vjeçares bën dedikimin prekës dhe ka një këshillë për të gjithë ne

Shënohet viktima më e re në moshë nga koronavirusi,

Një vajzë vetëm 21-vjeçare pa sëmundje të tjera më parë, e prekur nga koronavirusi, ka humbur jetën, duke shënuar kështu viktimën më të re në moshë të marrë nga COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije familja e saj.

Chloe Middleton mendohet të jetë viktima me moshën më të re në Mbretërinë e Bashkuar që nuk vuante nga asnjë sëmundje e mëparshme.

Nëna e saj Diane Middleton postoi një dedikim që të copëton zemrën për vajzën e saj sot në rrjetet sociale.

Në postimin e saj në Facebook, Diane Middleton, e cila jeton në Buckinghamshire, shkruante:

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21 vjeçare”.

Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara si të prekur.

Shënohet viktima më e re në moshë nga koronavirusi,