BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në

Në shtator pritet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Itali. Panorama politike e këtij shteti shfaqet e trazuar ku forcat politike kanë ‘përveshur mëngët’ për të korrur fitore. Sipas sondazheve të deritanishme, kryetarja e ekstremistëve të djathtë të “Fratellid‘Italia" Giorgia Meloni mund të bëhet e para grua kryeministre e Italisë. Në këtë situatë ku forcat politike janë hedhur ‘në aksion’, një lëvizje ka ardhur nga shërbimet kryesore sekrete të botës, të cilat kanë hyrë në Itali, për të parandaluar ndonjë surprizë të pakëndshme.

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali

Inteligjencat më me ndikim, nga CIA amerikane te MI6 angleze e deri te SIAZ, struktura e shërbimeve ruse që i përgjigjen drejtpërdrejt Presidentit Putin dhe madje edhe kinezët e Guojia  ndodhen në Itali për një "vizitë turistike në pritje të zgjedhjeve politike që në perspektivë mund të ‘shkundin’ edhe Quirinalen e qetë të Sergio Mattarellës. Qëllimi është para së gjithash të monitorohen"Fratellid‘Italia", partitë dhe kandidatët që janë të përqendruar në zonat e ndjeshme ku janë të pranishme bazat e NATO-s, nga Aviano në Sigonella, ose në platformat e transmetimit të të dhënave të Tim Sparkle në Catania dhe Crotone. Po çfarë qëndron pas këtij veprimi të shërbimeve sekrete? Nuk kanë qenë të paktë qëndrimet se pas destabilizimit të situatës politike në Itali dhe rënies së qeverisë fshihet dora e Putinit. Mirëpo deklarata të tilla janë hedhur poshtë nga Meloni e cila është shprehur: “Qëndrimi i Fratellid'Italia është pa asnjë dyshim në krah të Kievit. Jemi dhe do të jemi në mbështetje të plotë me popullin ukrainas. “Italia do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë dhe të mbështesë Kievin në luftën kundër Rusisë nëse blloku konservator fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne e kemi mbrojtur dhe mbështetur gjithmonë kauzën ukrainase, jo vetëm sepse besojmë në kauzë, por edhe sepse Italia nuk mund të rrezikojë të jetë që të shndërrohet në pikën e dobët të aleancës perëndimore. Perëndimi duhet të dijë se mund të mbështetet tek ne. Unë nuk do të toleroja asnjë paqartësi në këtë pikë”, tha Meloni.

Giorgia Meloni u përgjigjet kritikëve

Meloni kryeson në sondazhe dhe duket në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministre. Megjithatë, disa analistë kanë hedhur dyshime mbi përshtatshmërinë e saj për këtë rol, sepse partia e saj i ka rrënjët në një lëvizje post-fashiste. Mirëpo Melonika hedhur poshtë si “të pakuptimta” pretendimet se ajo do të drejtonte një qeveri autoritare, duke thënë se pikëpamje të tilla janë “të frymëzuara nga qarku i fuqishëm mediatik i së majtës”. Ajo nuk dha detaje më tej.“Ne e kundërshtojmë ashpër çdo lëvizje antidemokratike me fjalë të vendosura që nuk i gjejmë gjithmonë në të majtën italiane dhe evropiane,” tha ajo. Ndërkohë duhet përmendur se Meloni shpesh është sulmuar nga Brukseli dhe partia e saj është etiketuar euroskeptike nga shumë analistë. Qeveria italiane u rrëzua këtë javë, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 25 shtator. Sondazhet sugjerojnë se ato do të fitohen nga blloku i djathtë, me “Vëllezërit e Italisë” si forcë dominuese, çka do të thotë se udhëheqësja e kësaj partie GiorgiaMeloni mund të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit.

Kush është Giorgia Meloni?

GiorgiaMeloni, lindur në vitin 1977, kur ishte nxënëse vetëm 15 vjeç u anëtarësua në “frontin e rinisë" të partisë neofashiste MSI, për të dhënë një shenjë kundër terrorit të së majtës ekstreme në ato vite në Itali. Më vonë ajo drejtoi unionin studentor të ekstremit të djathtë dhe më 2006 u zgjodh deputete në parlamentin italian. Më 2008 ajo ishte ministrja më e re e Italisë. Në moshën 31 vjeç ajo drejtoi Ministrinë e Rinisë në qeverinë e SilvioBerlusconit. Përpara dhjetë vjetësh GiorgiaMeloni themeloi partinë "Fratellid‘Italia", kryetare e së cilës është që nga viti 2014. Më 2020 ajo mori edhe kryesinë e grupit të partive europiane "ECR", ku bën pjesë ndër të tjera edhe partia polake PiS.