BREAKING NEWS

Panik në Tiranë/ Ekzekutimi me armë me silenciator i biznesmenit 66-vjeçar në orët e para të mëngjesit, policia jep informacionet zyrtare

Panik në Tiranë/ Ekzekutimi me armë me silenciator i biznesmenit
x

Bota

Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga COVID-19, nuk do ta besoni sa ditë ka qëndruar në spital

Shërohet personi i sëmurë më gjatë nga COVID-19, nuk do

Një 74 vjeçar i infektuar me COVID-19 nga Britania e Madhe është shëruar pas 306 ditësh qëndrim në spital.

Avokati në pension Jeffrey Woolf konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.

Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për vdekjen e tij, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.

Pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish-avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme.