BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Bota

Shi e stuhi/ Moti i keq paralizon Italinë, raportohen viktima

Shi e stuhi/ Moti i keq paralizon Italinë, raportohen viktima

Moti i keq ka paralizuar Italinë, ku janë shënuar edhe dy viktimat e para në Alessandria, rajoni i Piemontes. Sipas mediave v, dëme të konsiderueshme janë konstatuar në Piemonte, Liguria dhe Lombardi, ku janë regjistruar rrëshqitje toke dhe përmbytje.

Ndërkaq, rrugët dhe shkollat janë mbyllur në zonat më të prekura. Niveli i lumit është rritur 3 metra e gjysmë brenda 24 orëve. Presidenti i rajonit të Piemontes, Cirio kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sistemi ka reaguar më së miri, por pa një ndryshim në legjislacionin për mjedisin, që lejon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe parandaluese, Italia do të vazhdojë të numërojë të vdekur e dëme në çdo fatkeqësi natyrore”, tha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.