BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Bota

Shifra tragjike/ Situata del jashtë kontrolli nga uragani “Lota”, 23 viktima dhe mijëra të evakuuar (FOTO)

Shifra tragjike/ Situata del jashtë kontrolli nga uragani

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga uragani “Lota” në Amerikën Qendrore.Mediat lokale raportuan se uragani arriti në bregdet të hënën në mbrëmje dhe se në det u forcua në uragan të kategorisë 5 para se të mbërrinte në bregdet, me erëra të fuqishme deri në 260 kilometra në orë.

Uragani goditi Panamanë, El Salvadorin, Hondurasin, Guatemalën, Kosta Rikën dhe Nikaraguan. Në rajonet ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, 23 persona humbën jetën dhe një numër i madh u plagosën.

Shifra tragjike/ Situata del jashtë kontrolli nga uragani

Janë shembur ura, rrugët janë shkatërruar ndërsa përpjekjet për evakuim bëhen me helikopterë. Mijëra shtëpi janë nën ujë ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në infrastrukturën rrugore dhe tokat bujqësore. Evakuimi i mijëra njerëzve ende është në vazhdim.

Shifra tragjike/ Situata del jashtë kontrolli nga uragani

“Lota” është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932.

Uragani “Eta” mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë.