BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Bota

Shikon një vrimë të vogël pranë një peme, pas gërmimit 29-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm, të gjithë kanë mbetur të shokuar! (FOTO)

Shikon një vrimë të vogël pranë një peme, pas

Një vrimë pranë një peme, zbuloi atë që ai beson se është një vendbanim i fshehtë i “kalorësve tempullarë”.

29 vjeçari Brendan James, hasi padashje në xhevahirin e fshehtë në Shifnal, Shropshire të Britanisë, vend mbi të cilin kishte dëgjuar nga një miku i tij.

“YouTuber-i” më pas shoqëroi më shumë se 3,000 ndjekësit e tij në rrjet në një udhëtim virtual duke eksploruar shpellën.

Zhurmat e mëparshme për shpellën e Caynton ishin të shumta. Gojëdhanat lokale e lidhnin atë shpesh me kalorësit legjendarë tempullarë të shekullit të 17-të.

Por versionet zyrtare në Britani e quajnë atë një “grotto”, duke besuar se është ndërtuar pas shekullit të 18-të, disa qindra vjet pasi Urdhri i Tempullartëve ishte shpërbërë.

Brendan thotë se impjanti i mistershëm nëntokësor kishte një ndjenjë të fortë klaustrofobie dhe sikleti.

I vendosur nën një pemë, me vetëm një vrimë të voglë si hyrje, shpella nuk dallohet kollaj.

Ai tregon: “Ne hymë brenda saj. Me pak zvarritje në fillim, arritëm në shpellën e madhe të gurit të rërës. As që mund të të shkojë mendja se mund të gjendet diçka e tillë.

Por megjithse shpella është lidhur shpesh me kalorësit tempullarë, të cilët ishin një grup priftërinjsh kristianë të kryenin kryqëzatat e tyre të armatosura të devoitshmërisë, me shumë gjasa ajo është një imitim i epokës viktoriane (shek. 19) në Britani.

Brendan tha: “Ka disa foto të saj online, por jo me shumë domethënie. Gjithsesi kur unë hyra brenda më hapi zytë, ishte shumë e madhe. Kushdo që ka qenë aty është përpjekur të impresionojë me punimet e mahnitshme të gdhendjes. Punimet dukeshin të paprekura.”

Shpella ishte e mbushur me mbishkrime dhe Brendan gjeti edhe një pikturë të një njeriu në atë që dukej si një ‘dhomë rituali’.

Gjatë eksplorimit ai zbuloi dhe një mur gjysmë të shembur që e bëri të dyshonte për stabilitetin e strukturës.

Pasi kishte qendruar rreth një orë brenda saj, Brendan tha se kur doli ishte i shokuar.

Shikon një vrimë të vogël pranë një peme, pas

Shikon një vrimë të vogël pranë një peme, pas

Shikon një vrimë të vogël pranë një peme, pas

Shikon një vrimë të vogël pranë një peme, pas