Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shira, përmbytje dhe viktima/ Gjunjëzohet Europa nga moti i keq

Postuar: 11/10/2018 - 13:22

Kërkimet vazhdojnë për ata që mungojnë në apel pas përmbytjeve në Spanjë, Itali dhe Francë. 10 persona humbën jetën në Majorka të Spanjës, mes të cilëve dy turistë britanikë. Tre të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, mes tyre një pesëvjeçar.

Edhe në rajone të tjera, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet i kanë marrë jetën një numër personash të bllokuar në makinat e tyre. Dy persona humbën jetën në Sainte Maxime në bregun jugor të Francës, ndërsa një grua u gjet e vdekur në Sardenjë.

Në Itali, në zonën e Cagliarit në Sardenjë, moti i keq i ka marrë jetën një gruaje. Ajo u shpall e zhdukur një natë më parë, pasi makina e saj u bllokua nga uji i përmbytjeve. Agjencitë italiane të lajmeve thanë më pas se, ajo u gjet e mbytur nga skuadrat e shpëtimit në mëngjes.

Anëtarët e tjerë të familjes së saj, bashkëshorti dhe 3 vajzat ishin shpëtuar me helikopter. Pjesë të mëdha të Cagliarit mbetën nën ujë. Dhjetëra persona janë evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur për shkak të nivelit të rrezikshëm të ujërave apo shembjes.

Edhe në Cagliari është shembur një urë, fatmirësisht pa viktima.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Alessandra Mussolini: Do denoncoj ata që ofendojnë Duçen në rrjetet sociale

Postuar: 17/10/2018 - 22:14

Europarlamentarja, mbesa e udhëheqësit fashist italian Benito Mussolini tha dje se do të denoncojë këdo që poston fjalë apo imazhe ofenduese ndaj gjyshit të saj, pak pas një sherri për cështjen me gazetarin Alan Fri

Postuar: 17/10/2018 - 19:58

 Të paktën 18 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kolegj në Kr

Postuar: 17/10/2018 - 19:36

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka reaguar në Twitter pas dorëheqjes nga posti.

Postuar: 17/10/2018 - 19:35

 Mediat turke kanë nxjerrë sot në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen Jamal Khashoggi.

Postuar: 17/10/2018 - 19:21

Nuk kishte më asgjë për të bërë për 67-vjeçarin, i cili u prek nga një sëmundje ndërsa ishte në a

Indi, momenti kur nëna ari i reziston tigrave për të mbrojtur të vegjëlit

Postuar: 17/10/2018 - 19:14

Disa foto të rralla kanë kapur momentin kur një nënë ari e nevrikosur ka arritur të përzërë dy
Gjermania heton motivin terrorist për sulmin në Këln

Postuar: 17/10/2018 - 18:47

Prokurorët gjermanë sugjeruan sot se autori sirian i sulmit të së hënës në Këln ka vepruar prej