BREAKING NEWS

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet zotëron 110 hektarë tokë në Divjakë dhe ka ndërtuar pallat brenda parkut, Kumbaro e akuzon se e ka firmosur ai VKM

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet
x
BREAKING NEWS

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet' në media deklarata e fortë e Edi Ramë mëngjesin e sotëm, mediat e Athinës me zjarr ndaj kryeministrit para takimit me Mistotakis

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet'
x
BREAKING NEWS

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian që ende s'ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh nga ajri në zonën ku po qëndrojnë liderat europian, Vjosa Osmani ndërpret fjalimin

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora dhe 1600 nga Elbasani që kanë zbarkuar në Tiranë gati për protestë

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000
x
BREAKING NEWS

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së mesazh të fuqishëm në Tiranë: Hera e parë që...

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së
x
BREAKING NEWS

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep
x
BREAKING NEWS

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë. Ja ku nis 'vija e kuqe'

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara
x

Bota

Shkakton mbi 1.2 milion vdekje në vit/ OBSH paralajmëron për “epideminë” e radhës në Evropë: Kjo shifër do të rritet frikshëm!

Shkakton mbi 1.2 milion vdekje në vit/ OBSH paralajmëron për

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “epidemia” e mbipeshës dhe obezitetit shkakton mbi 1.2 milion vdekje në vit në të gjithë Evropën.

Në raportin e publikuar të martën, OBSH-ja tha se normat e obezitetit në rajon janë rritur për 138 për qind në pesë dekadat e fundit. Gati një e katërta e të rriturve tani janë obezë në Evropë – më shumë se në çdo rajon tjetër, përveç Amerikës, tha OBSH-ja.

“Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit kanë arritur përmasa epidemike në të gjithë rajonin dhe janë duke u përshkallëzuar”, tha Zyra në Evropë e OBSH-së.

“Rritja e indeksit të masës trupore është faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të transmetueshme, përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare”, citohet në raport drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

Obeziteti shkakton së paku 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe ka të ngjarë të jetë përgjegjës për së paku 200,000 raste të reja të kancerit në vit, thuhet në raport.

“Kjo shifër do të rritet edhe më në vitet e ardhshme”, paralajmëroi OBSH-ja.

Mbipesha dhe obeziteti vlerësohet se shkaktojnë më shumë se 1.2 milion vdekje në vit, duke përbërë më shumë se 13 për qind të vdekjeve në rajon, thuhet në raportin e OBSH-së.

Organizata bëri thirrje për ndryshimin e politikave, për të parandaluar obezitetin dhe për të promovuar stile të shëndetshme të jetesës. Si shembuj, ajo përmendi taksimin e pijeve me sheqer dhe subvencionimin e ushqimeve të shëndetshme.

Shkakton mbi 1.2 milion vdekje në vit/ OBSH paralajmëron për

Më të lexuarat