BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh
x

Bota

Shkatërroi makinën e babait me vlerë 3.4 milionë dollarë, adoleshenti bën veprimin e çuditshëm pas aksidentit: Falenderoj…

Shkatërroi makinën e babait me vlerë 3.4 milionë

17-vjeçari Gage Gillean, një yll i rrjeteve sociale është përfshirë në një aksident, ku la të shkatërruar makinën e babait të tij milioner, me një vlerë prej 3.4 milionë dollarëve.

I riu, i njohur ndryshe si GG Exotics humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga në një autostradë në Pagani Huayra Roadster, në Dallas. Imazhet e publikuara kanë fiksuar pamje të makinës luksoze të shkatërruar dhe pjesë të saj të shpërndarë në rrugë. Makina unike thuhet se është e vetmja në llojin e saj dhe ishte shitur për më shumë se 3.4 milionë dollar.

Fatmirësisht i riu shpëtoi pa lëndime të rënda, ndërsa më pas postoi një foto në Instagram për të njoftuar fansat e tij për atë që ndodhi.

“… Falënderimi i Zotit për një shans të dytë në jetë. Përplasja mund të na kishte lënë me lëndime më të këqija apo edhe vdekje”, shkroi ai, krahas fotos së publikuar.

Më të lexuarat