Bota

Shkeli rregullat e COVID, gjobitet kryeministrja e Norvegjisë

Shkeli rregullat e COVID, gjobitet kryeministrja e Norvegjisë

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg është gjobitur me shumë 20.000 kroner (2.000 euro) për shkeljen e masave anti-COVID që vetë qeveria e saj kishte vendosur, për të festuar me miqtë 60-vjetorin e saj.

Shkelja e rregullave të COVID u bë në datën 25 Shkurt, kur u mblodhën në një restorant 13 miq dhe të afërm të kryeministres për të celebruar ditëlindjen e saj, në një kohë që nuk lejohej mbledhja e më shumë se 10 personave në ambjente të mbyllura.

Pasi u zbulua, vetë Solberg e pranoi fajin dhe kërkoi falje duke nxitur Policinë të nisë një hetim të pavarur dhe ta ndëshkojë në bazë të legjislacionit. Ka qenë kjo e fundit që ka vendosur gjobën prej rreth 2000 eurosh, shuma minimale që parashikohet për këtë shkelje. Mesa duket Policia ka marrë parasysh pranimin e fajit dhe kërkimin e ndjesës si lehtësuese kur konsideroi shumën e gjobës.

Më të lexuarat