BREAKING NEWS

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat skandaloze me pasojë vdekjen e 35 mijë italianëve nga Covid

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat
x

Bota

Shkenca zbulon yllin e lëshuar me shpejtësi përmes universit, të ‘pështyrë’ nga vrima e zezë

Shkenca zbulon yllin e lëshuar me shpejtësi përmes universit,
Një yll është pikasur së fundmi duke lëvizur me shpejtësi marramendëse përmes universit, pasi u lëshua jashtë nga një vrimë e zezë super-masive.
 
 Shkencëtarët thanë se po lëvizte aq shpejt sa që do të dalë nga galaktika për të mos u kthyer kurrë.
 
 Ylli u lëshua nga një vrimë e zezë në qendër ta galaktikës sonë Rruga e Qumështit.
 
 Ai u pikas në konstelacionin Grus, nga studiuesit e Universitetit Carnegie Mellon me një shpejtësi 10 herë më të madhe se yjet e tjera.
 
"Shpejtësia e yllit të zbuluar ishte aq e madhe sa mund të dalë nga galaktika dhe të mos kthehet kurrë," tha Douglas Boubert i Universitetit te Oxford.
 
Yjet e shpejtësive të mëdha janë zbuluar rreth 20 vjet më parë dhe mbeten shumë misteriozë për shkencëtarët, por kjo ishte hera e parë që një yll i tillë u zbulua kaq pranë.
 
Objekti kaloi 29 mijë vite drite larg. Astronomët arritën të gjurmojnë rrugëtimin e tij nga fillimi i gaalaktikës tonë, ku gjendet një vrimë e zezë gjigande e njohur si Sagittarius A*.
 
"Kjo është shumë emocionuese, sepse kishim dyshuar prej kohësh se vrimat e zeza mudn të pshtyjnë jashtë yje me shpejtësi të mëdha”, tha Koposov, një nga autorit e studimit.
 
"Ne besojmë se vrima e zezë ka lëshuar një yll me shpejtësi mijëra kilometra në sekondë rreth pesë milionë vjet më parë, pra kur paraardhësit tanë sapo kishin mësuar të ecnin me dy këmbë”.