BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Bota

Shkencëtarët befasohen dhe bëjnë zbulimin e rrallë: Hëna po largohet dalëngadalë nga ...

Shkencëtarët befasohen dhe bëjnë zbulimin e rrallë:

Në një zbulim të rrallë, shkencëtarët kanë zbuluar se Hëna po largohet dalëngadalë nga Toka. Hëna është i vetmi satelit natyror që rrotullohet rreth planetit tonë. Më parë, supozohej se ajo qëndronte në një distancë të njëjtë nga Toka për shkak të tërheqjes gravitacionale. Por zbulimi i ri ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me Hënën.

Sipas NASA-s, Hëna po largohet ngadalë nga Toka me 3.8 cm në vit. Dikur Hëna ishte një element kryesor i matjes së kohës, pasi përdorej si kalendar nga qytetërimet e lashta njerëzore. Megjithatë, zbulimi i fundit ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me gjetjet dhe zbulimet e dikurshme.

Nëse Hëna do të vazhdonte të largohej nga Toka me të njëjtin ritëm, atëherë ajo ndoshta do të ishte përplasur me Tokën rreth 1.5 miliardë vjet më parë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Zbulimi i ri i distancës në rritje midis Hënës dhe Tokës, mund të jetë interesant.

Por ai është gjithashtu një “udhërrëfyes i dobët mbi të kaluarën” besojnë profesor Xhoshua Dejvis nga Universiteti i Kebekut në Kanada dhe bashkëpunëtorja e tij Margriet Lantink nga Universiteti i Uinskonsin, si dhe kolegët e tyre nga universitet e Utrehtit në Holandë dhe Gjenevës në Zvicër.

Por pse Hëna po largohet nga Toka?

Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore mund të jenë të ashtuquajturat “ciklet e Milankoviçit”. Ato përshkruajnë devijimin e vogël në formën e orbitës së Tokës dhe boshtit të saj, si dhe ndikimet e tij mbi sasinë e dritës së Diellit që merr Toka.

Sasia e dritës së Diellit që merr Toka ndikon shumë në klimën e saj, dhe është një tregues i periudhave të motit të lagësht dhe të thatë. “Ciklet e Milankoviçit” mund të çojnë në një ndryshim të plotë të motit në një rajon. Ato kanë qenë dikur arsyeja e periudhës së gjelbërimit në Shkretëtirën e Saharasë.

Po ashtu janë forca kryesore që ndikojnë tek madhësia e liqeneve në Tokë. Këto cikle dhe frekuencat përcaktojnë edhe distancën midis Hënës dhe Tokës. Sipas shkencëtarëve, rreth 2.46 miliardë vjet më parë, Hëna ishte 60.000 km më afër Tokës sesa sot. Kjo do të thotë që planeti ynë merrte rreth 17 orë në ditë dritën e Diellit./Bota.al

Më të lexuarat