
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm, shpikin supermaskat që zbulojnë dhe ‘vrasin’ koronavirusin: Nuk do të ketë një kosto të madhe, do të përdoret nga të gjithë (FOTO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Prill 2021
Pandemia nuk ka ndonjë afat, por sipas epidemiologëve, maskat do të jenë ende pjesë e pashmangshme e përditshmërisë tonë.
Shkencëtarët e instituteve më prestigjioze në botë po punojnë për të vënë në treg një gjeneratë më të avancuar të këtyre maskave, që mos kenë vetëm rolin e ”murit” fizik ndaj virusit, por që të shndërrohen edhe në një instrument analize dhe asgjësimi ndaj SARS-coV-2.
Disa nga këto maska do të prodhohen enkas për stafin mjekësor, por shumë prej tyre do të synojnë tregun e lirë, cilindo prej nesh.
Disa prej tyre do të prodhohen me materiale shumë më të forta, që mund t’i rezistojnë sterilizimeve, rrezeve UV etj.
Por në Massachusetts Institute of Technology (MIT), një nga qendrat më të rëndësishme të kërkimit shkencor amerikan, po eksperimentohet edhe një maskë që mund të shkatërroj virusin.
Maska ka në përbërje një rrjetë bakri që përmes një baterie të thjeshtë 9 volt arrin të ngrohet mjaftueshëm për të shkatërruar virusin, ndërkohë që ajri do të sterilizohet përmes një sistemi termoelektrik.
Sipas projektuesve, maska mund të peshojë rreth 500 gramë, por nuk mendohet të ketë një kosto të madhe, dhe natyrisht mund të përdoret sërish.
Nga ana tjetër, një tjetër universitet elitar si ai i Harvardit, po përfundojnë një test kundër covidit që mund të jetë pjesë e maskës. Sipas tyre, pas gjysmë ore përdorimi, testi është i gatshëm dhe jep rezultat brenda 90 minutave.
Më të lexuarat


Tronditet Italia, 83-vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Dilema për dozat Sinovac, zyrtari i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë e pranon hapur ‘të metën’ e vaksinës

Vendim që pritej! Zbulohet a do marrë pjesë Meghan Markle në varrimin e Princit Philip

Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit
