BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Shkencëtarët britanikë japin alarmin: Koronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit që do të përballet njerëzimi

Shkencëtarët britanikë japin alarmin: Koronavirusi nuk do të

“Kemi krijuar "një stuhi të përsosur" që sëmundjet nga jeta e egër të përhapet te njerëzit dhe të përhapet shpejt nëpër botë”, paralajmërojnë shkencëtarët.

Dyndja njerëzore në botën natyrore shpejton atë proces.

Kjo pikëpamje vjen nga ekspertë globalë të shëndetit, të cilët studiojnë se si dhe ku shfaqen sëmundje të reja.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ata tani kanë zhvilluar një sistem të njohjes së modelit për të parashikuar se cilat sëmundje të jetës së egër paraqesin më shumë rrezik për njerëzit.

Kjo qasje udhëhiqet nga shkencëtarët në Universitetin e Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar, por është pjesë e një përpjekje globale për të zhvilluar mënyra për t'u përgatitur më mirë për shpërthimet e ardhshme pandemike.

“Në 20 vitet e fundit, kemi pasur 6 kërcënime domethënëse: Sars, Mers, Eboa, Gripi i pulës dhe Gripi i derrit”, -deklaroi për “BBC”-në profesori Matthew Baylis i Universitetit të Liverpool. “Shmagëm pesë plumba, por nuk shpëtuam dot nga i gjashti”.

“Dhe kjo nuk do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballet njerëzimi, ndaj të shikojmë më me kujdes sëmundjet nga fauna e egër”, -tha Baylis.

Si pjesë e këtij ekzaminimi të ngushtë, ai dhe kolegët e tij kanë hartuar një sistem parashikues të njohjes së modelit që mund të hetojë një bazë të dhënash të gjerë të çdo sëmundje të njohur të jetës së egër.

Përmes mijëra baktereve, parazitëve dhe viruseve të njohura për shkencën, ky sistem identifikon të dhëna të varrosura në numrin dhe llojin e specieve që ata infektojnë. Ai i përdor ato të dhëna për të nxjerrë në pah se cilat përbëjnë një kërcënim për njerëzit.

Nëse një patogjen shënohet si përparësi, shkencëtarët thonë se ata mund të drejtojnë përpjekjet e kërkimit për të gjetur parandalime ose trajtime përpara se të ndodhë ndonjë shpërthim.