BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x

Bota

Shkencëtarët zbulojnë misterin, tregojnë procesin që po ndodh në qendër të Tokës: Një ç’ekuilibrim i...

Shkencëtarët zbulojnë misterin, tregojnë procesin që po

Për disa arsye, valët udhëtojnë nëpër bërthamën e Tokës shumë më shpejt kur udhëtojnë midis Polit të Veriut dhe Jugut sesa kur kalojnë përtej ekuatorit.

Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë mister duke analizuar valët sizmike, por ata nuk mund të përcaktojnë arsyen.

Ata kanë qenë në njohuri për këtë anomali me dekada, por nuk mund të shpjegonin shkakun.

Sipas hulumtimit të fundit, gjatë të cilit shkencëtarët përdorën një simulim të rritjes së bërthamës së Tokës gjatë miliard viteve të fundit, ata arritën në përfundimin se shkaku mund të ishte një rritje asimetrike e bërthamës së brendshme.

“Rrjedha e hekurit të lëngshëm në bërthamën e jashtme shpërndan nxehtësinë nga bërthama e brendshme, gjë që e bën atë të ftohet. Pra, kjo do të thotë që bërthama e jashtme mbante më shumë nxehtësi nga lindja (poshtë Indonezisë) sesa nga perëndimi (poshtë Brazilit),” shpjegon sizmologu Daniel Frost pranë Universitetit Berkeley për revistën Live Science.

Ekspertët thonë se kjo rritje asimetrike nuk do të thotë që bërthama e brendshme është deformuar ose se do të ndodhë një lloj mosbalancimi.

Rrezja e bërthamës së brendshme rritet mesatarisht në mënyrë të barabartë me rreth një milimetër çdo vit.

Forca e gravitetit korrigjon rritjen asimetrike të kristaleve në anën lindore të bërthamës, duke shtyrë kristalet e reja në perëndim. Këto struktura kristali, të rregulluara paralelisht me polet e Tokës, janë “autostrada” sizmike që lejojnë që valët sizmike të udhëtojnë më shpejt në atë drejtim.

Është e vështirë të thuash se çfarë e shkakton këtë çekuilibër nëse të gjitha shtresat e tjera brenda Tokës nuk merren parasysh, thotë Frost.

“Bërthama e brendshme ngadalë ftohet dhe zgjerohet nga bërthama e jashtme e lëngshme, si një top bore që rritet duke u rrotulluar. Bërthama e jashtme pastaj ftoh mantelin sipër saj. Nëse duam të vendosni pyetjen pse bërthama e brendshme rritet më shpejt në njërën anë, ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse njëra anë është më e ftohtë se tjetra”, shton Frost.

Pllakat tektonike mund të jenë përgjegjëse për këtë, beson Frost. Kur pllaka tektonike e ftohtë fundoset thellë nën sipërfaqen e Tokës gjatë procesit të nënshtrimit (nënvizimi i një pllake nën tjetrën), ato ftohin atë që është poshtë tyre. Por shkencëtarët ende nuk e dinë me siguri nëse kjo ftohje e kores ndikon edhe në bërthamën e brendshme.

Është gjithashtu e diskutueshme nëse kjo ftohje e njëanshme e bërthamës ndikon në fushën magnetike të Tokës, e cila krijohet pikërisht për shkak të rrjedhës së hekurit në bërthamën e jashtme.

Nëse bërthama e brendshme humbet më shumë nxehtësi në anën lindore, atëherë bërthama e jashtme do të zhvendoset gjithashtu në lindje, dhe pyetja është nëse kjo ndikon në forcën e fushës magnetike, shton sizmologu./ KosovaPress/