
E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

Shkencëtari grek jep alarmin dhe tregon çfarë pritet: Klima e Ballkanin po përkeqësohet, preket edhe Shqipëria

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Maj 2022

Observatori shkencor i Athinës i cili perpunon të dhëna mbi klimën, prej programit satelitor Copernicus paralajmëron se e ardhmja e klimës me ndikim tek katastrofat natyrore është jopremtuese për të gjithë rajonin përfshirë Shqipërinë.
Duke iu referuar thjesht luginës së lumit Drin, një territor ku u ndërtuan në antikitet disa qytete të rëndësishme ekspertët e arkeologjisë konfirmojnë se planifikimi urban si dhe respekti për natyrën ka pësuar ndryshime drastike duke çuar në ndryshime klimatike dhe dëme në mjedis të panjohura më parë përgjatë historisë.
“Dikur nuk ndërtoheshin qytete pa plan. Ndërtoheshin aty ku kishte ujë dhe diell madje vlerësoheshin edhe kushtet e erës. Me mjetet që kishin banorët e antikitetit ishin shumë më të organizuar.
Respekti ndaj natyrës ishte më i madh, territori më i pyllëzuar dhe padyshim edhe popullsia ishte më e pakët”, tha arkeologu, Prof.Dr. Dhimitër Çondi.
Kreu i observatorit të Athinës i cili mbajti një kumtesë shkencore në universitetin e Gjirokastrës tërhoqi vëmendjen për nivelin ende të ulët të njohjes prej strukturave të mbrojtjes civile mbi natyrën e rreziqeve çka të dhënat e satelitit Copernicus mund mund ta përmirësonin.
Charalampos Kontoes, Drejtor Kërkimor i Observatorit Kombëtar të Athinës:
“Fatkeqësisht situata po përkeqësohet. Sot ne përballemi me probleme të lidhura me katastrofat natyrore që në të kaluarën nuk ekzistonin. Sigurisht që ka pasur ngjarje katastrofash përgjatë historisë por jo me këtë frekuencë që po ndodhin sot. Po, situata po përkeqësohet por nga ana tjetër ne kemi teknologjinë dhe mundemi ta gjurmojmë problemin dhe të marrim masa.
Ne kemi sisteme të tilla kompjuterike që procesojnë shpejt të dhënat dhe që ofrojnë informacion. Ajo që na duhet për të përballur më mirë këtë të ardhme jopremtuese është bashkëpunimi dhe shkëmbimi i të dhënave dhe trajnimi i njerëzve tanë dhe komuniteteve tona sesi ta përdorin këtë informacion për ti paraprirë katastrofave natyrore. Ne si komunitet shkencor në të dy vendet synojmë që informacioni të aksesojë qytetarin dhe ti mësojë atij si të sillet në rastet e katastrofave natyrore”.
Vetëm qarku i Gjirokastrës ka humbur prej prerjeve dhe zjarreve 2/3 e pyjeve përgjatë tri dekadave të fundit. Bashkë me të ka degraduar habitati e specieve duke bërë që shumë shpendë dhe gjitarë të bëhen pjesë e Librit të Kuq të specieve që kërcënohen me zhdukje. Rajoni është përfshirë prej rrëshqitjeve masive të dheut duke kërcënuar banesa ndërsa përmbytjet janë fenomene të përhershme çdo vit në zonat e ulëta të luginës.
Më të lexuarat


COVID-i në Korenë e Veriut, Kim Jong Un gjen fajtorin: Virusi e solli ky shteti, erdhi me balona nga ajri

Lajm i mirë nga Ukraina, ja kur do të rihapen shkollat në Kiev

“Nuk duam luftë me Greqinë, por...”, Erdogan del me paralajmërimin e fortë

Rriten tensionet/ Rusia kërcënon Bullgarinë, zbardhet plani i radhës

I pastroi gjakun nga fytyra e të porsalindurit, infermierja shokohet nga ajo çfarë shikon në ballin e tij (FOTO)

“Zgjedhin të përdorin armë bërthamore”/ Johnsoni preku Putinin te pika e dobët, tërbohet shefi i Kremlinit- gati përplasja e ashpër!

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, Putin del me paralajmërimin e fortë: Po përshpejtojnë...

“U turpërova”/ Ngacmoi seksualisht dy kolegët e tij, deputeti jep dorëheqjen: Kisha pirë shumë! Kjo ishte gjëja e fundit që doja të bëja! (MESAZHI)

“Kjo nuk hyn në fuqi”/ Erdogan lëshon një tjetër kërcënim: Nëse nuk marrim atë që na u premtua, do të bllokojmë....

U kap mat në Ibiza, lidhja me trajnerin e njohur i kushton shtrenjtë gazetares së Bild, përballet me të papriturën
