BREAKING NEWS

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas merr vendimin ekstrem (Detajet e rënda)

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe
x

Bota

Rritet numri i viktimave, izolohen 10 qytete, raste të dyshuara në Europë, njerëzit shemben në tokë. Ndërtohet brenda 6 ditësh spitali me 1000 shtretër për të sëmurët

Rritet numri i viktimave, izolohen 10 qytete, raste të dyshuara në

Kina ka zgjeruar numrin e qyteteve në karantinë në provincën e Hubei, qendra e shpërthimit të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 26.

Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në të paktën 10 qytete në provincën qendrore të Kinës, e cila ka një popullsi prej 60 milion.

Viktima e 26 nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.

Në qytet janë ndalur trenat, aeroplanët, tragetet, autobuzët dhe në rrugë qarkullojnë vetëm ambulanca të Kryqit të Kuq teksa po ndërtohet me shpejtësi një spital i ri me më shumë se 1000 shtretër për të përballuar numrin në rritje të viktimave.

Një spital i ri është duke u ndërtuar në Wuhan, qyteti me 11 milion banorë epiqendra e koronavirusit të ri që shpërtheu në Kinë.

Objekti, i cili do të jetë gati në vetëm 10 ditë, do të jetë në gjendje të strehojë një mijë pacientë.

Ky është qëllimi i autoriteteve kineze, të cilët më 24 janar 2020 filluan punën për ndërtimin e ndërtesës së re në kohë rekord.

Imazhet e transmetuara nga televizioni tregojnë dhjetëra buldozerë të angazhuar në përgatitjen e terrenit mbi të cilin do të ndërtohet spitali i ri 25,000 metër katror.

Agjensia e lajmeve Xinhua raporton se hapja e objektit të ri është caktuar për 3 shkurt, ndoshta edhe më herët.

Sipas inxhinierëve të projektit, të cituar nga ‘South China Morning Post’, koha e përfundimit të spitalit mund të shkurtohet në gjashtë ditë.

Një vizitë inspektimi e objektit është planifikuar për javën e ardhshme. Një nga hipotezat në studim është se virusi misterioz si pneumonia kaloi te njerëzit nga gjarpërinjtë, të cilët konsumohen në Kinë.