
Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

“Shkundet” Bjellorusia, Lukashenko lëviz trupat dhe pajisjet ushtarake, bien kambanat e luftës në Minsk, gati dënimi me vdekje për qeveritarët dhe personelin ushtarak “që dalin nga rreshti”

Shkruar nga Elmas Bogdani 8 Dhjetor 2022

Bjellorusia do të prezantojë dënimin me vdekje për "tradhti të lartë" të kryer nga zyrtarë qeveritarë dhe personeli ushtarak. Dje, dhoma e ulët e parlamentit bjellorus miratoi një projektligj që parashikon dënimin me vdekje për të ashtuquajturit tradhti të lartë, "për të parandaluar" veprime të mundshme të "elementeve shkatërruese" në vend, sipas zyrës së shtypit parlamentar. Legjislacioni u ndryshua pasi rriten frika se presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, aleati më i ngushtë i Kremlinit, mund t'i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës duke dërguar forcat tokësore bjelloruse në vendin fqinj. Komanda ushtarake e Ukrainës tha se kishte "pakënaqësi në rritje" në mesin e ushtarëve bjellorusë për mundësinë e bashkimit të Bjellorusisë në luftën kundër Ukrainës. Gjatë muajve të fundit, autoritetet bjelloruse ia kanë lënë territorin e tyre Rusisë për të nisur sulmet me raketa në Ukrainë dhe për të trajnuar trupat ruse. Në javët e para të pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, Minsku lejoi forcat ruse të përdorin territorin bjellorus si trampolinë për të sulmuar Ukrainën veriore dhe Kievin, si dhe për të ofruar ndihmë mjekësore për anëtarët e plagosur të ushtrisë ruse, ndërsa nga ana tjetër 'partizanët' bjellorusë kryen sabotim në hekurudha dhe infrastrukturë tjetër, duke penguar përpjekjet ushtarake ruse në Ukrainë.
Ja çfarë po ndodh në Bjellorusi
Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ende zbaton dënimin me vdekje. Aktualisht, dënimi me vdekje mund të shqiptohet për autorët e vrasjeve të rënda ose akteve të terrorizmit. Gjatë javëve të fundit, Lukashenko ka mohuar vazhdimisht se ka bisedime për plane që Bjellorusia t'i bashkohet Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Meqë ra fjala, gjërat ndryshuan në mënyrë drastike për Lukashenkon në gusht 2020, kur autoritetet, pas zgjedhjeve presidenciale të shënuara nga persekutimi politik, arrestime masive dhe mashtrime zgjedhore, shpallën se ai fitoi një tjetër fitore bindëse zgjedhore. Më pas dhjetëra mijëra bjellorusë dolën në rrugë në protestë, të cilës autoritetet iu përgjigjën me shtypje brutale që u përshkallëzua në një "spastrim" të shoqërisë civile. Ndërsa sanksionet perëndimore u vendosën ndaj Bjellorusisë, Lukashenko iu drejtua Presidentit rus Vladimir Putin për mbështetje financiare dhe politike, për të cilën ai kishte dëshpërimisht nevojë për të qëndruar në pushtet. I izoluar ndërkombëtarisht, Lukashenko u lidh edhe më ngushtë me Kremlinin. Në shkurt 2022, Moska përdori territorin bjellorus si një terren trajnimi për pushtimin e Ukrainës.
Rriten tensionet përgjatë kufirit ukrainas
Por gjithashtu, dje erdhi një lëvizje e papritur nga Bjellorusia. U njoftua se po lëviz trupat dhe pajisjet ushtarake, duke përmendur “kërcënimet kundër terrorizmit”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BelTA. Njoftimi vjen mes tensioneve të shtuara përgjatë kufirit verior të Ukrainës me Bjellorusinë, i cili u përdor si një platformë nga trupat ruse gjatë pushtimit në shkurt. “Gjatë kësaj periudhe është planifikuar lëvizja e pajisjeve ushtarake dhe personeli i forcave të sigurisë kombëtare, kufizohet përkohësisht lëvizja e qytetarëve (transporti) përgjatë rrugëve të caktuara publike dhe zonave të terrenit dhe përdorimi i armëve imituese për qëllime stërvitore”, raportoi BelTA, duke cituar Këshillin e Sigurimit të Bjellorusisë. Bjellorusia ka njoftuar gjithashtu fillimin e stërvitjeve ushtarake në përputhje me “fushatën e rekrutimit të vjeshtës për rekrutët e rinj për të marrë trajnimin bazë ushtarak”. Gjatë fundjavës, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi Bjellorusinë dhe u takua me Presidentin Alexander Lukashenko, për të cilin Mykhailo Podolyak, një këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se “do t’i shtohet materialeve të aktakuzës si një shpërndarje e roleve kriminale.” Trupat bjelloruse nuk kanë marrë pjesë në konflikt, një qëndrim i ripërsëritur nga Lukashenko në tetor.
Më të lexuarat


“Toka vezullon”/ Pamje mahnitëse, NASA publikon imazhet e pazakonta të qiellit gjatë natës (FOTO)

Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, moderatori rus del me kërcënimin e rëndë

Padia ndaj ish-Presidentit Donald Trump, juria e madhe shtyn seancën gjyqësore. Çfarë ndodhi?

“Putin nuk ka plane për paqe”/ Shefi i NATO-s bën paralajmërimin e frikshëm: Perëndimi duhet të përgatitet...

VIDEO/ Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez bën veprimin e pazakontë, kapet ‘mat’ duke porositur KFC në Moskë

'Kërcet" arma në shkollë, ka të plagosur

Hetimet ndaj Presidentit Donald Trump, republikanët dalin me akuzat e rënda: Janë paguar prokurorët...

Paralajmërimi i frikshëm i kryeministres së Estonisë: NATO duhet të përgatitet...! Çfarë pritet të ndodhë?

Tragjike/ Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, raportohet numri i viktimave

“Arrestoni Putinin”/ Blinken bën thirrjen e fortë për shtetet që njohin Gjykatën Penale Ndërkombëtare, çfarë pritet
