BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Bota

“Shkundet” presidenca e Vuçiç, Evropa gati të pezullojë dhënien e ndihmës financiare dhe t’i heqë statusin kandidat nëse mbështet Putinin, ja si do të izolohet Serbia

“Shkundet” presidenca e Vuçiç, Evropa gati të

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kërkon të kuptojë qëndrimin e Serbisë. Në një intervistë për mediet austriake, presidentja e Komisionit tha ditën e djeshme se distancimi i Beogradit nga Moska është një kusht për të qenë pranë bllokut evropian. BE mesa duket e ka përgatitur planin e qartë për Serbinë, se do të izolohet totalisht nëse vazhdon të luajë “me dy karrige”. “Ne e duam Serbinë me ne, por për këtë na duhen prova të qarta se vendi ndan vlerat tona, si sundimi i ligjit e demokracia, si dhe duke marrë vendime për të ndalur agresionin rus,” tha presidentja. Beogradi zyrtar nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, në një kohë kur Brukseli e ka bërë të qartë se shtetet që aspirojnë unionin evropian duhet të kenë politikë të jashtme të përbashkët sa i përket dënimit të Moskës. Der Leyen theksoi se unioni do të merrte vendimet e shumëpritura për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Shpresoj që më në fund do të arrijmë të përmbushim premtimin tonë dhe të fillojmë negociatat e anëtarësimit. Për shembull Bosnja Hercegovina mund të hyjë menjëherë në negociatat e pranimit sapo të përmbushë 14 pikat kryesore. Ka pasur shumë progres dhe kjo duhet pranuar,” tha ajo.

Qeveria serbe kërcënon Brukselin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i është përgjigjur thirrjes së presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila vendosi Serbinë përballë një zgjedhje kur tha se: “duhet të vendosë në anën e kujt do të qëndrojë, të BE-së apo Rusisë”. Për mediet serbe, Vulin deklaroi se Serbia udhëhiqet nga shtetari i fundit i lirë i Europës, Aleksandër Vuçiç.  “Serbia gjatë gjithë historisë së saj ka qenë objekt i shantazheve dhe ultimatumeve të shumta. Pyetja ka qenë gjithmonë në anën e kujt jemi. Serbia është në anën e saj, Serbia është në anën më të mirë të historisë, me të cilën njerëzit e zonjës von der Layen dhe shumica e popujve që përbëjnë Bashkimin Europian nuk mund të mburren. Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, kështu që është në anën e saj. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë pse integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të kishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. Deri në fillimin e konfliktit në Ukrainë, Bashkimi Evropian e cilësoi Kievin “një nga vendet më të korruptuara në Evropë”, dhe tani e shpallë atë vend kandidat. Lërini serbët të vendosin vetë dhe mos i kërcënoni me forcë, sepse mund të merrni një përgjigje që nuk do t’ju pëlqejë,” ka thënë ministri Aleksandar Vulin.

Ndëshkimi i ndërkombëtarëve për Serbinë

Serbia s’ka shumë rrugë për manovrime, ose të njoh Kosovën dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë ose do izolohet nga SHBA dhe BE. Mesazhin më të fortë dhe më të prerë e dha kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili deklaroi më 10 qershor se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës. Ai këto deklarata i bëri gjatë një vizite në Prishtinë, pas së cilës vizitoi edhe Beogradi ku porositi se si një vend kandidat për anëtarësim në bllok, Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. “E qartë është që marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, tha Scholz. Presioni perëndimor “rrezikon seriozisht ekonominë serbe”. Sipas këtij skenari tmerri, Brukseli mund të pezullojë dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme. Dhe mund të jetë shumë më keq, pasi kjo nënkupton edhe fundin e udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat.” Beogradi vetë e ka pranuar se pa financimet nga Perëndimi Serbia nuk mbijeton dot.

Më të lexuarat