Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shokohet Parisi, sulmohet redaksia “Charlie Hebdo”. Vriten 12 persona (FOTO-LAJM)

Shokohet Parisi, sulmohet redaksia “Charlie Hebdo”.  Vriten 12 persona (FOTO-LAJM)

Postuar: 07/01/2015 - 12:29

(në përditësim)  Paris- Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”. Mësohet se 2 prej tyre janë policisë, ndërsa janë plagosur disa persona të tjerë.  Tre persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov sulmuan zyrat qendrore në Paris, duke qëlluar ndaj stafit të revistës satirike dhe duke lënë të vrarë e të plagosur, ndonëse bilanci përfundimtar ende nuk është zyrtar.
 
Mes viktimave edhe kryeredaktori i revistës satirike Charbonnier. Viktimë e këtij sulmi tragjik mbeti edhe kryeredaktori i revistës satirike franceze. Stephan Charbonnier, i quajtur ndryshe Charb, gjeti vdekjen nga breshëria që lëshuan dy personat e maskuar mbi stafin e “Charlie Hebdo”.  Në vitin 2013 Al Qaeda kishte vendosur një çmim për kokën e Charbonnier. 
 
 
Po ashtu ne kete sulm humben jeten  tre nga karikaturistët më të njohur: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski.  
 
Personat e armatosur janë larguar me një makinë nga zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, ndërsa përballja me forcat e policisë për t’i ndalur rezultoi fatale për dy efektivë të cilët u qëlluan për vdekje nga autorët e kësaj masakre në qendër të Parisit.
 
Mediat e huaja raportojnë se gazeta është sulmuar nga disa persona të armatosur, të cilët ishin veshur me të zeza.
 
Ndërkohë ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00.  Arsyeja e sulmit dyshohet të jetë publikimi një karikature të një lideri të ISIS.
 
Presidenti francez Francois Hollande ka thënë nga vendi i ngjarjes se sulmi ka ardhur kundër lirisë së shtypit. Ai theksoi se kushdo qofshin autorët do të ndiqen dhe do të dalin para drejtësisë. 
 
Sipas Hollandes, janë të paktën 11 viktima,ndërsa janë plagosur 4 të tjerë rëndë.  Deri më tani mendohet të jenë shpëtuar rreth 40 persona, megjithatë numri i viktimave sipas presidentit edhe mund  të rritet.
 
Hollande: Një akt barbar, u sulmua fjala e lire dhe rendi
 
“Një ditë e zezë për Francën dhe median e lirë. Gazetarët që shprehin fjalën e lirë dhe forcat e rendit që mbrojnë qytetarët janë sulmuar. Qeveria, ministritë dhe përgjegjësit për sigurinë duhet te sigurojnë të gjithë qytetin si dhe të gjejnë sa më parë përgjegjësit e këtij akti terrorist për t’i dënuar ashpër. Franca është e shokuar nga sulmet e terroristëve dhe duhet të bëhet gjithçka për ndalimin e tyre. Ne jemi vend i lirisë dhe nuk i përgjigjemi me dhunë dhe kërcënime sulmeve të tilla. Jam pranë gazetarëve dhe familjarëve të tyre, viktimave të këtij sulmi. Evropë do të thotë liri për të drejtën e shprehjes dhe shtypit” u shpreh Hollande.  
 
 
'We have to be stand strong with the international community': A visibly shocked French President François Hollande arrives at the scene, where he promised to bring those responsible to justice
 
 
 
 
 
 
Armed gunmen stormed the offices of French satirical weekly Charlie Hebdo (above) reportedly leaving ten dead and five others injured (file picture)
 
 
Benoit Bringer, a journalist with Agence Premiere Ligne - who saw the attack, told the iTele network he saw several masked men armed with machine guns
 
Emergency: Police officers and firefighters gather in front of the offices of the French satirical newspaper Charlie Hebdo in Paris today after armed gunmen stormed the offices
 
This is believed the last tweet posted from the Charlie Hebdo newspaper before the gun attack
 
View image on Twitter
 
Firefighters carry an injured man out of the Charlie Hebdo offices
 
LocationL Officers were involved in a gunfight with the men, who escaped in a hijacked car and sped away from the 15th arrondissement office, towards east Paris.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:32

SHBA pas një dekade e gjysmë sërish dërgon ushtri dhe resurse ushtarake në bazën ajrore në Arabinë Saudite,  pas pershkallzimit të tensioneve në Gjirin Persik.
 

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

22 persona që kishin marrë pjesë në hapjen e varrit të faraonit Tutankamon kanë vdekur në rreth

Postuar: 20/07/2019 - 15:05

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën,19 janë plagosur  dhe pesë të tjerë janë raportuar

Postuar: 20/07/2019 - 15:03

Komisioni Evropian (KE) miratoi një pako të re të masave për ndihmë në vlerë prej 1.41 miliardë

Postuar: 20/07/2019 - 13:56

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës kur një adoleshente u qëllua pa ndjenja një natë

Postuar: 20/07/2019 - 13:20

Alarmi për terrorizëm u rikthye sërish në Romë, pasi policia u vu në ndjekje të një 27-vjeçari ng

Postuar: 20/07/2019 - 12:18

Gjendet të vdekur në autostradë një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez.