BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Bota

Shokuese/ Mbante të mbyllur në dollap kufomën e nënës së saj, izolohet në psikiatri 58-vjeçarja (FOTO+DETAJE)

Shokuese/ Mbante të mbyllur në dollap kufomën e nënës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin në Greqi. Një grua 58-vjeçare është mbyllur në psikiatri, pasi u zbulua se kishte mbajtur për mbi 3 javë kufomën e nënës së saj 92-vjeçare në dollap.

58-vjeçarja, e cila u transferua sot me urdhër të një prokurori në një institucion psikiatrik, kishte përjetuar që në një moshë shumë të re, përballjen me vështirësitë e jetës.

58-vjeçarja i tha policisë se nëna e saj vdiq nga shkaqe natyrale në 7 korrik dhe se ajo nuk kish informuar askënd pasi nuk kishte para për ta varrosur.

Sidoqoftë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të përcaktojë shkaqet e vdekjes së gruas së moshuar.

58-vjeçarja ishte viktimë e abuzimit seksual brutal nga babai i saj kur ishte fëmijë.

Gruaja jetonte në Kallithea, ndërsa për shumë vite ishte transferuar në Rodos, ku punonte. Ajo u kthye në shtëpinë e saj, kur u informua se babai i saj kishte vdekur.

Fqinjët e kujtojnë si një grua që pikturonte zemra në muret e jashtme të shtëpisë, përshëndeste njerëzit dhe ulej me orë të tëra në një cep të avllisë.

Shumë herë ajo krijonte debate të nxehta me nënën e saj 92-vjeçare, deri në atë pikë sa e nxori jashtë shtëpisë.

Shokuese/ Mbante të mbyllur në dollap kufomën e nënës