Bota

Shpërthejnë tensionet/ Greqia paralajmëron Turqinë, vjen reagimi i fortë i kryeministrit: S’ka asnjë dyshim se ne do të veprojmë pa asnjë vonesë përmes...

Shpërthejnë tensionet/ Greqia paralajmëron Turqinë, vjen

Vendimi i gjykatës turke për ta kthyer “Aya Sofya” në një xhami, ka ngjallur mjaft polemika brenda dhe jashtë vendit. I fundit që ka reaguar lidhur me këtë është kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ai u shpreh se Greqia do të bëjë gjithçka që Turqia ta pësojë nga ky vendim, duke folur për sanksione ekonomike nga BE.

“S’ka asnjë dyshim se ne do të veprojmë pa asnjë vonesë përmes sanksioneve”, tha ai për mediat greke.

Ndërtesa e Shën Sofisë, e njohur ndryshe si “Aya Sofya” ishte fillimisht Katedrale Ortodokse e ndërtuar nga Perandori Bizantin Justiniani. Ajo u kthye në xhami nga Sulltan Mehmet Fatihu si simbol i rrëzimit të kësaj perandorie nga myslimanët, përmes një marrëveshjeje me klerikët lokalë.

Ndërtesa shërbeu për 5 shekuj si xhami deri në vitin 1935 kur Ataturku e ktheu në muze. Më herët, Erdogan deklaroi se ‘Aya Sofya’ do të hapet më 24 korrik për faljen e namazit të xhumasë.

“I ftoj të gjithë që të respektojnë vendimet e marra nga organet gjyqësore dhe ekzekutive të vendit tim mbi ‘Aya Sofyan’. Theksoj se do ta hapim ‘Aya Sofyan’ si xhami duke ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore të njerëzimit. Këmbëngulja që ‘Aya Sofya’ të mbetet si një muze është kërkesë e barabartë me atë që Vatikani të shndërrohet në një muze”, tha ai.

Më të lexuarat