Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, qeveria e Libanit merr vendimin e rëndësishëm

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, qeveria e Libanit merr vendimin

Qeveria e Libanit pritet të japë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit. Bëhet me dije se deri tani kanë dhënë dorëheqjen 3 ministra, Ministri i Drejtësisë, Marie Claude Najm, Ministri i Informacionit Manal Abdel Samad dhe Ministri i Mjedisit Damianos Kattar të gjithë kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Ndërkohë Ministri i shëndetësisë, Hamad Hasan është shprehur se dorëheqjen e kanë dhënë si në përgjegjësi ndaj shtetit.

“Kemi dhwnë si përgjegjesi jo si shpëtim prej saj”,thotë ai. Sakaq pritet që kryeministri i vendit të mbajë një deklaratë para popullit.

Pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 200 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë, kanë nisur protestat masive në Liban kundër qeverisë.  Qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani kanë dhënë  dorëheqjen 3 ministra dhe 9 deputetë të qeverisë së Libanit.

Më të lexuarat