Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtatë të vdekur nga përmbytja e barkës së emigrantëve në Greqi

Postuar: 11/06/2019 - 19:07

Zyrtarët grekë kanë thënë se të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 57 të tjerë janë shpëtuar pasi një barkë që po bartte imigrantë u përmbyt afër ishullit Lesbos. Trupat e dy fëmijëve, katër grave dhe dy burrave u nxorën nga uji të martën në mëngjes pranë portit të Mytelines.
 
Ndonëse autoritetet nuk kanë dhënë njoftim zyrtar lidhur me përkatësinë etnike të personave të mbytur, mediet lokale kanë raportuar se ata kanë prejardhje afrikane. Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet për trupat tjerë të barkës së përmbytur, e cila ishte duke lundruar nga Turqia drejt ishullit të Lesbosit.
 
Të martën, roja bregdetare greke, e shoqëruar nga një anije patrulluese e Bashkimit Evropian, tha se i ka shpëtuar dhjetëra njerëz në Detin Egje pas përmbytjes së barkës rreth orës 7 të mëngjesit sipas kohës lokale.
 
Disa barka dhe një helikopter po përdoren nga autoritetet për të zhvilluar kërkime në rripin e ujit mes ishullit Lesbos dhe pjesës kontinentale të Turqisë, ndërsa personat e mbijetuar po merren në pyetje për numrin e njerëzve që kanë qenë në barkë.
 
Bashkimi Evropian e kishte arritur një marrëveshje me Turqinë në vitin 2016, e cila solli zvogëlim të numrit të njerëzve që hynin në Greqi. Sipas kësaj marrëveshjeje, të gjithë personat që arrijnë në ishujt grekë duhet të kthehen në Turqi, nëse nuk iu miratohet kërkesa për azil, shkruan “BBC”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 15:35

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In bëri thirrje për bashkëpunim me Japoninë në mënyrë që të zgjidhet konflikti tregtar mes dy vendeve.
 

Postuar: 17/08/2019 - 15:33

Tetë persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi

Postuar: 17/08/2019 - 15:30

Data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 22 gusht dhe të gjitha partitë pol

Postuar: 17/08/2019 - 15:19

Tre rusë janë në mesin e pesë anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje mallrash, e cila u rrëmbye

Postuar: 16/08/2019 - 23:21

Në dy pika të Manhatanit në Nju Jork u gjetën të premten pako të dyshimta që shkaktuan çrregullim

Postuar: 16/08/2019 - 22:30

Kapoja i drogës Pablo Escobar ishte bipolar, pretendon një polici i fshehtë i cili ishte infiltru

Postuar: 16/08/2019 - 21:25

Parlamenti ka bërë të ditur kufirin deri në të cilin mund të pretendohen përfitimet suplementar