BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Bota

‘Është hap esencial për avancimin drejt BE’/ Sekretari Amerikan i Shtetit letër Albin Kurtit, i jep porosinë e prerë kryeministrit të Kosovës

‘Është hap esencial për avancimin drejt BE’/

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i ka kërkuar përshfirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Në letër, Bliken thekson që ky proces të kalojë pa vonesa dhe të jetë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.


Shefi i politikës së jashtme të SHBA se në fokus të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke, që sipas Blinken është esenciale për avancimin e Kosovës në rrugën e BE.

Më tej ai shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Sekretari Blinken ka thënë se i kanë mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

Më të lexuarat