Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shtëpi e mjaft veprave të artit dhe arkitekturës”/ Frikë për fatin e thesareve të paçmuara që ndodhen brenda Notre Dame

Postuar: 16/04/2019 - 12:11

Ndërtesa 850-vjeçare e Notre Dame është shtëpi e punëve të paçmuara të artit, statujave dhe relikeve fetare.

Të hënën në mbrëmje, teksa katedralja e Notre Dame në Paris luftonte me flakët, zjarrëfikësit nga ana tjetër u përpoqën të shpëtonin objektet e çmuara që ndodhen brenda saj.

Katedralja 850-vjeçare është shtëpi e mjaft veprave të paçmuara të artit, arkitekturës, instrumenteve muzikore, statujave, zdrukthëtarisë dhe relikeve religjioze.

“Nuk bëhet fjalë për një relike, një pjesë qelqi, por për të gjithën” u shpreh Barbara Drake, kuratore e lartë e Muzeut Metropolitan të Artit Mesjetar, me degë në New York.

“Është vetë shpirti i Parisit, por ajo që po ndodh nuk vlen vetëm për francezët. Për të gjithë njerëzimin, Notre Dame është një prej monumenteve më të mëdha të qytetërimit”.

Ministri francez i kulturës, Frank Riester, publikoi në Twitter foto të evakuuimit, ndërsa kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se shumë vepra arti dhe relike fetare janë shpëtuar. Ndërsa puna për shpëtimin e këtyre veprave të artit vijon, fati i shumë sendeve të tjera mbetet i panjohur.

Kurora e Shenjtë e Gjëmbave

Një nga reliket më të çmuara të Notre Dame. Për të pretendohet se e ka zanafillën prej kurorës origjinale të vendosur në kokën e Jezusit në momentin e kryqëzimit.

Fillimisht nga Jeruzalemi, iu dha mbretit Louis IX në vitin 1238, i cili ndërtoi Sainte-Chappelle në Paris posaçërisht për ruajtjen e kurorës. Ndërsa më vonë kjo kurorë u transferua në Notre Dame.

Të hënën në mbrëmje, kryetarja e Bashkisë së Parisit, konfirmoi ruajtjen e kësaj kurore.

Tunika e Shën Luisit

Tunika e Shën Luisit është një veshje liri e shekullit të 13-të, që thuhet se i përket mbretit Louis – i vetmi mbret francez që të do të bëhej një shenjtor.

I kurorëzuar në vitin 1226, Louis mori pjesë në Kryqëzatën e Shtatë dhe vdiq gjatë Kryqëzatës së Tetë në vitin 1270. Ai u kanonizua në vitin 1297.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, konfirmoi të hënën se tunika ishte ruajtur gjithashtu.

Dritarja e Veriut

Një prej dritareve madhështore prej xhami të Notre Damit nuk u dëmtua, sipas gazetarit francez Laurent Valdiguié.

Ende nuk dihet fati i këtyre objekteve me rëndësi në katedrale:

Rënie nga Kryqi

Në një prej pjesëve qëndrore të katedrales, mbi altarin e lartë të Notre Dame, qëndron skulptura e Nicolas Coustou.

Në fotot e para është vënë re se skulptura ka qenë kryesisht e padëmtuar, por gjendja e saj nuk është konfirmuar më vonë.

Dritarja e Jugut dhe Perëndimit

Ka raporte kontradiktore në lidhje me gjendjen e këtyre dy dritareve të Notre Dame. Dritarja me drejtim nga perëndimi është më e vogël se të tjerat. Ajo u ndërtua fillimisht në vitin 1225. Dritarja nga jugu, është më e madhe dhe më e zbukuruar. Ajo u ndërtua në vitin 1260.

Sipas raportimeve të para të gazetarëve në terren të tre dritaret, duke përfshirë atë të veriut, ishin shkrirë. Ndërsa më vonë, për dritaren e veriut u raportua se i kishte shpëtuar dëmeve nga flakët.

Deputeti britanik Yvette Cooper, i cili ishte pranë katedrales në momentin e djegies, u shpreh se kishte parë një prej dritareve duke rënë.

Kryqi i Vërtetë dhe Gozhda e Shenjtë

Së bashku me Kurorën e Gjëmbave, Notre Dame bëri të tijën një fragment që supozohet se është i Kryqit të Vërtetë ku Jezusi u kryqëzua dhe një prej gozhdëve origjinale që u përdorën.

The Great Organ

Gjendja e “The Great Organ”, që përbëhet nga 8000 tuba është e panjohur. E ndërtuar fillimisht në vitin 1403, ajo është rinovuar ndër shekuj, për herë të fundit në vitin 2013. Disa prej tubave të saj, datojnë që prej mesjetës.

Madonna dhe Fëmija

Një statujë ikonike – e njohur si “Notre Dame de Paris”, me të cilën katedralja ndan emrin e saj- përshkruan Virgjëreshën Mari dhe Jezusin. E krijuar në shekullin e 14-të, statuja u zhvendos në Notre Dame në  vitin 1818.

Këmbanat e katedrales

Katedralja e Notre Dome ka 10 këmbana – më e vjetra, Emmanuel, peshon 13 ton dhe u krijua në shekullin e 15-të.

Statuja e Shën Denisit

Një tjetër skulpturë e shekullit 18 nga Nicolas Coustou. Shën Denisi është shenjti mbrojtës i Parisit, dhe një përshkrim i predikimit të tij qëndronte në katedrale.

Piktura e Shën Tomas Akuinit                                           

E krijuar në shekullin e 17-të, kjo pikturë përshkruan shenjtorin dhe njerëzit duke pirë prej burimit të urtësisë. Kjo pikturë u dërgua në katedrale në vitin 1974. Përkthim nga The Guardian, përshtati Lapsi.al

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 18:46

 “Le Bras Freres”, kompania e cila po merrej me montimin e skelave rreth katedrales së Notre Damë, ka pranuar në gjykatë se disa nga punëtorët pinin cigare në vendin ku po punohej, por ka mohuar që të

Postuar: 24/04/2019 - 18:16

Të gjithë e mbajmë mend vizitën e Kim Jong Un në Korenë e Jugut dhe "spektaklin" që ai

Postuar: 24/04/2019 - 15:31

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do ti shpallë "luftë" Kanada

Postuar: 24/04/2019 - 15:30

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që garanton hetimin dhe ndjekjen

Postuar: 24/04/2019 - 15:10

Disa gra që janë liruar nga ISIS në Siri, kanë hequr mbulesat e tyre dhe i kanë djegur ato, të ci

Postuar: 24/04/2019 - 14:42

Qeveria amerikane ka nxjerrë një deklaratë në të cilën shkruhet se dy persona janë arrestuar në A

Postuar: 24/04/2019 - 09:38

Të paktën 321 persona humbën jetën nga sulmi kamikaz në Sri Lanka të dielën e Pashkëve, ku 45 pre