BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Bota

Shtëpia e Bardhë zbardh detaje tronditëse: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente

Shtëpia e Bardhë zbardh detaje tronditëse: Balona kineze

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder tha se Shtetet e Bashkuara dispononin informacion rreth këtyre katër balonave kineze përpara se të zbulonin atë më të fundit, e cila mbërriti mbi Alaskë më 28 janar.

Shtëpia e Bardhë tha sot gjithashtu se balona kineze janë vënë re në vende të ndryshme, nëpër pesë kontinente dhe se Shtetet e Bashkuara po komunikojnë me aleatët e tyre mbi këtë çështje. Uashingtoni qëlloi dhe rrëzoi të shtunën me anë të një rakete lëshuar nga një avion luftarak balonën spiune kineze teksa ajo po udhëtonte mbi oqeanin Atlantik në brigjet e Karolinës së Jugut.

Zyrtarët e administratës Biden thanë se balona po përdorej për vëzhgim dhe lëvizjen mbi Shtetet e Bashkuara e konsideruan një “shkelje të papranueshme të sovranitetit të vendit” nga Kina. Pekini ka këmbëngulur se balona po përdorej për arsye shkencore civile dhe se kishte përfunduar gabimisht në hapësirën ajrore amerikane.

Komuniteti amerikan i zbulimit ka arritur në përfundimin se balona që fluturoi së fundmi në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara është pjesë e një programi të gjerë vëzhgimi të drejtuar nga ushtria kineze.

Lidhja e balonës me Ushtrinë Çlirimtare Popullore, emri zyrtar i ushtrisë së Kinës, u njoftua fillimisht të martën nga gazeta ‘The Washington Post’ dhe më vonë u konfirmua nga rrjeti televiziv ‘CNN’. Balona është pjesë e një flote avionësh pa pilot që është drejtuar pjesërisht prej provincës Hainan, që ndodhet në bregun jugor të Kinës.

‘Washington Post’ citoi disa zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të cilët thonë se me këtë program Pekini ka kryer misione vëzhgimi në vende dhe zona me interes strategjik në zhvillim, përfshirë Japoninë, Indinë, Vietnamin, Tajvanin dhe Filipinet.

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman ka ndarë informacione rreth këtij programi të ushtrisë kineze me 150 diplomatë të huaj në 40 ambasada.

Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrë nga thellësitë e oqeanit Atlantik, pjesë të balonës spiune kineze. Ata po përdorin dronë të sofistikuar për të zbuluar dhe gjetur mbetjet e saj. Shefi i Komandës Veriore të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Glen VanHerck, i cili drejton përpjekjet, dhe disa zyrtarë të administratës së Presidentit Biden do të informojnë ligjvënësit amerikanë të mërkurën dhe të enjten.

CNN njoftoi gjithashtu se pjesë të balonës po shqyrtohen tashmë nga një ekip teknikësh dhe inxhinierësh elitë në objektin ku përgatiten forcat e FBI-së në qendrën ‘Quantico’ të Virxhinias.

Incidenti me balonën u bë shkak që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin, e cila synonte të përmirësonte marrëdhëniet e përkeqësuara vitet e fundit mes dy gjigantëve ekonomikë. Një zëdhënës i Pentagonit tha të martën se që nga rrëzimi i balonës Kina ka refuzuar një kërkesë të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për të biseduar me homologun e tij kinez Wei Fenghe./VOA