Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtetrrethim në Kili, të paktën 10 viktima në protestat masive

Postuar: 21/10/2019 - 15:07

Kanë vijuar prej disa ditësh protestat e tensionuara në Kili, të cilat nga kryeqyteti  Santiago u përhapën në të gjithë vendin për shkak të rritjes së çmimeve në transportin public dhe korrupsionit të qeverisë.
 
Në vend është shpallur gjendja e emergjencës për 15 ditë dhe shtetrrethim në kryeqytet nga ora 22.00 deri në 7 të mëngjesit. Në trazira kanë humbur jetën të paktën 10 persona. Gjendja e emergjencës i jep autoriteteve fuqinë e kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe tubimeve.
 
Policia ka raportuar ndërkohë për 156 agjentë dhe 11 civilë të plagosur dhe më shumë se 300 të arrestuar. Eventet kulturore dhe sportive janë anuluar ndërsa dyqanet kanë qëndruar të mbyllur, njësoj si i gjithë rrjeti i transportit.
 
Klima e kaosit që ndjehet në vend ka çuar në grabitje supermarketesh dhe dyqanesh.
 
Sipas mediave lokale tre persona kanë mbetur të vrarë në një zjarr që shpërtheu në një supermarket në komunën San Bernardo; zjarrfikësit kanë gjetur dy trupa të karbonizuar ndërsa një i tretë ka humbur jetën në spital.
 
Të paktën pesë persona kanë vdekur në një zjarr në një fabrikë veshjesh të plaçkitur që më pas iu vu zjarri.
 
Dy viktima të tjera u regjistruan gjatë grabitjes së magazinave të materialeve të ndërtimit. Presidenti i Kilit, Sebastian Puinera, ka njoftuar ndërkohë pezullimin e rritjes së çmimit të biletave të metrosë, i fundit në një seri rritjesh që edhe coi në shpërthimin e zemërimit popullor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 21:18

Teksa dimri përfshin hemisferën veriore të tokës, do të kemi gjithnjë e më pak dritë por disa vende janë shumë më keq se të tjerat.
 

Postuar: 21/11/2019 - 21:03

Pas përplasjes fatale të avionit stërvitor T-38 Talon në bazën ajrore të Oklahoma, mediat venda

Postuar: 21/11/2019 - 20:50

Dy pilotë të forcave ajrore amerikane kanë humbur jetën pas një aksidenti gjatë stërvitjes në b

Postuar: 21/11/2019 - 20:36

Ushtria e Norvegjisë tha sot se ka nevojë për tanke të reja pasi tanket moderne ruse T-80BVM ja

Postuar: 21/11/2019 - 20:24

Presidenti rus Vladimir Putin parashikoi sot shpërbërjen e Bashkimit Evropian duke e krahasuar

Postuar: 21/11/2019 - 20:00

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të bes

Postuar: 21/11/2019 - 19:58

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë Forca, Silvio Berlusconi tha sot se Kina është