BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Bota

Shtimi i të infektuarve, hyjnë në fuqi masat e reja në Maqedoninë e Veriut, merret vendimi nga qeveria

Shtimi i të infektuarve, hyjnë në fuqi masat e reja në

Në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë të mërkurën në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e infeksionit duke qenë se shifrat e ditëve të fundit nuk kanë qenë aspak të mira.

Sipas vendimit të qeverisë, lokalet dhe restorantet do të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik do reduktojë kapacitetin e pasagjerëve dhe administrata do ta organizojë punën me turne, rotacion dhe nga shtëpia.

Qeveria la në fuqi masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa tifozë, ndërkohë që nuk ka ende marrëveshje me partitë e tjera për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se 4 personave.

Maqedonia e Veriut, regjistroi të martën 406 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.