BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Bota

Shtohen rreziqet për vaksinim të detyruar, me mijëra qytetarë në protestë në disa shtete, Italia kufizime ndaj atyre që refuzojnë

Shtohen rreziqet për vaksinim të detyruar, me mijëra

Me rritjen e shpejtë të infeksioneve të koronavirusit në Evropë, më shumë qeveri po kërkojnë mënyra për të detyruar të pa vaksinuarit, kryesisht qytetarët të cilët janë në moshë të re kryesisht në të njëzetat dhe të tridhjetat, të vaksinohen në mënyrë që të shmanget një izolim dhe një karantinë e re. Italia dhe Britania kanë ndjekur shembullin e Francës në planifikimin ose vendosjen e kufizimeve për të pavaksinuarit. Të tilla vendime të marra nga këto shtete, nxitën protesta në rrugë në të dy vendet. Disa ligjvënës konservatorë britanikë po kërcënojnë të bojkotojnë konferencën vjetore të partisë së tyre për shkak të kërkesave që çdo i pranishëm duhet që të jetë vaksinuar paraprakisht. Megjithatë, provat fillestare sugjerojnë që detyrimi po funksionon. Autoritetet në Romë kanë njoftuar se vetëm brenda 24 orëve nga njoftimi i Italisë që nga muaji tjetër hyrja në stadiume sportive, muze, kinema, pishina dhe palestra do të lejohet vetëm për njerëzit që janë vaksinuar, takimet për vaksinat u rritën në disa rajone me 200%. Kryeministri Italian Mario Draghi është shprehur se ka qenë i detyruar që ta bëjë të detyrueshme certifikatën e gjelbër, në mënyrë që qeveria të mos detyrohet të rivendosë masa të rënda shtrënguese dhe mbyllje qoftë edhe të pjesshme, të cilat, sipas Draghit, edhe ekonomikisht janë katastrofike. Ndërkohë në disa zona të Parisit nuk kanë munguar përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Autoritetet njoftuan se 18 mijë protestues mbushën rrugët e kryeqytetit. Të udhëhequr kryesisht nga “jelek-verdhët”, slogani kryesor i protestuesve ishte: “Nuk jemi minj laboratori”. Revoltimi nisi dhe për vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Rastet pozitive me variantin Delta po shtohen në të gjithë Francën, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 25 mijë të infektuar. Protestat ndaj masave anti-covid kanë përfshirë edhe Holandën. Mijëra protestues u mblodhën këtë fundjavë në një park publik në periferinë e Amsterdamit. Duhet theksuar se prej muajsh Holanda është ndër vendet më opozitare ndaj masave anti-covid të vendosura nga BE.

Veprimet e Rusisë

Gjigani mediatik BBC raporton se në Youtube është zbuluar një komplot ku një kompani që ka lidhje me Rusinë, ka përhapur video dezinformuese lidhur me vaksinat kundër COVID-19. Agjencia e marketingut Fazze kishte kontaktuar gazetarin gjerman Mirko Drotschmann për të promovuar informacione që sugjerojnë se niveli i vdekjeve i vaksinës Pfizer ishte tre herë më e lartë se e AstraZeneca. Kompania gjithashtu i ka ofruar 2,350 dollarë vloggerit francez Leo Grasset për të promovuar të njëjtin material të rremë, duke këmbëngulur që ai të mos zbulonte se ky material ishte me pagesë. Të dy ndikuesit ishin interesuar për ofertat në mënyrë që të marrin më shumë informacione, çka çoi në përfundimin se ishte një komplot për të përhapur dezinformata.

Më të lexuarat