BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Bota

Shtohen tensionet, mbështetja e Biden për integritetin territorial të Ukrainës alarmon rusët

Shtohen tensionet, mbështetja e Biden për integritetin territorial

Ndërkohë që 16 qershori, dita e takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin po afron, klima mes dy vendeve vijon të mbetet e tensionuar, referuar deklaratave të dy presidentëve. Ajo që ka nxitur së fundmi elektrizimin e klimës, është deklarata e zotit Biden në një bisedë telefonike me presidentin Ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Presidenti amerikan ka siguruar homologun e tij ukrainas se në takimin me presidentin Putin do të mbrojë çështjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan, i cili tha për mediat se Biden e Zelenskiy biseduan rreth marrëdhënieve bilaterale dhe përmirësimit të tyre. "Ata patën mundësinë të flisnin gjerësisht për të gjitha çështjet në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë dhe Presidenti Biden i tha Presidentit Zelensky se ai do t'i qëndrojë fort çështjes së sovranitetit të Ukrainës, integritetin territorial dhe aspiratave të vendit për të ardhmen", bëri me dije zoti Sullivan. Gjatë telefonatës së tij të parë në muajin prill me zotin Zelenskiy, pas marrjes së detyrës, Presidenti Biden i ofroi Ukrainës "mbështetjen e tij të palëkundur" ndërsa Rusia po forconte praninë ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës në një situatë që shqetësoi Kievin dhe mbështetësit e tij perëndimorë. VOA raportoi se Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Shefit të Shtabit të zotit Zelenskiy, deklaroi se udhëheqësi ukrainas dhe Presidenti amerikan Biden koordinuan pozicionet e tyre politike. Në një postim në Tëitter zoti Zelenskiy shkruante se gjatë telefonatës u trajtuan gjithashtu edhe synimet e Ukrainës për t'u bërë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s si dhe gazsjellësit rus Nord Stream 2. Uashingtoni ka qenë aleati më i fuqishëm i Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, megjithëse Kievi u befasua nga vendimi i administratës Biden për të hequr dorë nga sanksionet ndaj kompanisë që qëndron pas gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Përgatitjet për takimin

Takimi mes presidentëve të dy prej superfuqive të mëdha botërore SHBA dhe Rusi në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor, ka mobilizuar forcat zvicerane dhe amerikane për të siguruar një ambient sa më të qetë, ndërkohë që takimi pritet të zhvillohet mes mosmarrëveshjesh të mprehta mbi ndërhyrjen në zgjedhje, të drejtat e njeriut dhe Ukrainën. Që nga e marta, La Grange Park është mbyllur për publikun, ndërsa në qytet, i shoqëruar nga policia dhe mbrojtja civile, një karvan ushtarak i ushtrisë zvicerane është parë duke transportuar pajisjet e nevojshme për takim. Përveç kësaj, Tribune de Geneve raporton se janë mobilizuar edhe furgonë të blinduar amerikanë. Gjatë ditës së djeshme, Shtëpia e Bardhë deklaroi se takimi midis të dyja palëve gjatë javës së ardhshme është “jetik” për të mbrojtur interesant e Shteteve të Bashkuara.