BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Bota

“Shumë më ngjitës dhe i rrezikshëm, nuk do mund ta kontrollojmë dot më nëse...”/ Gjermania në alarm nga mutacioni i ri, vdes një i ri-infektuar nga virusi, paralajmërohet mbyllja e kufijve

“Shumë më ngjitës dhe i rrezikshëm, nuk do mund ta

Gjermanisë mbase do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha të enjten shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Helge Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i koronavirusit, shumë më i transmetueshëm.

“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha ai, duke shtuar se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme.

Bëhet me dije se vdekja e 73-vjeçarit ka alarmuar autoritetet dhe opinionin publik. Ai i mbijetoi infeksionit të parë nga koronavirusi, por i dyti ishte fatal.

Sipas gazetës gjermane, BILD, ekziston mundësia që pacienti të jetë infektuar për herë të dytë nga mutacioni britanik.

Ky mutacion bën të mundur që virusi të përhapet më lehtësisht, por më e frikshmja, ai mund të shmangë mbrojtjen që ka fituar trupi, qoftë përmes vaksinës, qoftë përmes imunitetit natyror.

Vdekjet nga ri-infektimet janë shumë të rralla, pasi zakonisht kur dikush preket për herë të dytë, infeksioni është më i butë.

Ndërkohë një studim i publikuar së fundmi ngre alarmin se mutacionet e pikasura në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut mund të bëjnë joefektive vaksinën.

Ekspertët po bëjnë thirrje që vaksina të përditësohet që tani, në mënyrë që të luftojë edhe mutacionet.

Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka vendosur masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve.

Varianti i ri i koronavirusit fillimisht është identifikuar në Britani të Madhe dhe Afrikën Jugore. Ekspertët kanë thënë se ai është shumë më ngjitës se varianti i parë mirëpo përgjithësisht ka simptoma të njëjta dhe nuk është më i rrezikshëm./REL