BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Bota

Si mund të shmangen epidemitë

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e kaluara, ka patur epidemi të gripit dhe kolerës, epidemia e Sidës dhe sëmundje të tjera të shumta në të gjithë botën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson njofton se një studim i fundit tregon se shumë epidemi ose mund të ishin shmangur ose mund të frenohen.

Ndërsa disa vende përgatiten për një tjetër valë të koronavirusit, me më shumë shtrime në spital dhe vdekje, mjekët në vendet ku vaksinat janë lirshëm në dispozicion po u luten njerëzve që të vaksinohen.

"Unë jam Dr. Michael Bolding. Kam punuar në njësinë tonë për COVID-in gjatë 16 muajve të fundit. Më pyesin çdo ditë tani se si duket njësia jonë”, thotë Dr. Michael Bolding, nga Qendra Rajonale Mjekësore e Uashingtonit.

Dr. Bolding thotë se tani po sheh pacientë të pavaksinuar të sëmurë rëndë në të 20-tat dhe 30-tat.

"... të shoqëruar nga simptoma përfundojnë në ventilator, oksigjen me rrjedhë të lartë dhe janë jashtëzakonisht të sëmurë ... më të sëmurë se në çdo kohë gjatë kësaj pandemie", thotë ai.

Me vaksinimin, sëmundja e rëndë dhe vdekja nga COVID-19 mund të shmangen.

"Ne po bëjmë thirrje për një objektiv global 7-1-7. Dmth shtatë ditë për të zbuluar një vatër, një ditë për të njoftuar dhe shtatë ditë për të arritur një përgjigje efikase”, thotë Amanda McClelland, nga organizata “Resolve to Save Life” që punon për parandalimin e epidemive.

Zëri i Amerikës e intervistoi zonjën McClelland gjatë një takimi mbi Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ajo thotë se është e mundur të parandalohen epidemitë dhe përmend Ugandën si shembull. Uganda ndaloi rishtazi një epidemi të Ebolës në kufirin e saj me Republikën Demokratike të Kongos.

"Uganda iu përgjigj rrezikut. Mobilizoi komunitetet dhe sistemet shëndetësore për të forcuar mbikëqyrjen përgjatë kufirit dhe arriti të mbrojë të infektuarit... dhe të kujdeset për ta në mënyrë efikase. Pra, ata nuk patën një epidemi të Ebolas", thotë zonja McClelland.

Në fakt, një studim i publikuar në muajin prill nga organizata “Resolve to Save Lives”, i titulluar “Epidemitë që nuk ndodhën”, përfshiu shembuj të shumtë të situatave ku vendet shmangën ose ndalën epidemitë.

Shembuj të tjerë janë p.sh. Nigeria, e cila në vitin 2014 ndali një epidemi të Ebola-s, si dhe Brazili që në vitin 2016 parandaloi përhapjen e një epidemie të etheve të verdha. Në të dy rastet, zyrtarët e shëndetësisë reaguan me veprime të koordinuara, komunikim efikas dhe udhëheqje të përkushtuar.

Zonja McClelland thotë se çelësi janë aftësitë e mira drejtuese dhe ndërtimi i besimit në komunitet.

"Nuk mund të vini vetëm kur ndodh diçka e keqe. Duhet të jeni aty gjatë gjithë kohës. Duhet të takoheni me komunitetet aty ku ndodhen dhe të merreni me nevojat e tyre të përditshme shëndetësore, dhe kjo krijon besim", thotë zonja McClelland.

Zonja McClelland thotë se besimi, gazetaria e mirë dhe një shoqëri e fortë civile ndihmojnë komunitetet të refuzojnë disinformimin dhe politizimin e sëmundjeve, vaksinave dhe trajtimin shëndetësor./voa