BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x

Bota

Si planifikon Europa të reduktojë përdorimin e gazit këtë dimër? Nga dushet e shpejta e tek fikja e dritave në Kullën Eifel

Si planifikon Europa të reduktojë përdorimin e gazit

Duke filluar me reduktimin e kohës së dushit, uljen e shpejtësisë të lëvizjes me makinë e deri te gjobitja e bizneseve nëse nuk mbyllin dyert, e gjithë Europa ka marrë përsipër objektivin për të reduktuar përdorimin e energjisë sa më shpejt, në mënyrë që të përgatitet për dimrin që do të vijë.

Këto objektiva janë pjesë e përpjekjes më të gjerë të BE-së për të ulur kërkesën për gaz natyror këtë dimër, duke përdorur një sërë metodash të zgjedhura nga vetë vendet e bllokut.

Komisioni Europian, dega ekzekutive e BE-së, ra dakord në korrik për vendosjen e një objektivi vullnetar që synon të ulë përdorimin e gazit me 15% deri në mars të vitit 2023, krahasuar me konsumin mesatar nga viti 2016 në vitin 2021.

Këto janë rekomandimet e disa prej qeverive të BE-së.

Francë

Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për reduktimin e përdorimit të gazit me 10%, madje paralajmëroi se mund të konsiderohen edhe kursimet e detyruara të energjisë, nëse përpjekjet vullnetare rezultojnë të pamjaftueshme për të arritur objektivin.

Importet e gazit rus përbëjnë 15% të konsumit total të gazit në Francë, duke e bërë këtë vend më pak të varur nga Rusia krahasuar me shumicën e homologëve të tjerë në BE.

Dritat e ikonës së Parisit, Kullës Eifel, do të fiken rreth një orë më parë, saktësisht në 23:45, sipas njoftimit të kryebashkiakut të qytetit më 13 shtator.

Pronarët e dyqaneve që lënë hapur dyert e dyqaneve me ajër të kondicionuar, do të gjobiten me 750 euro.

Reklamat me ndriçim do të ndalohen nga ora 01:00 e natës deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Gjermani

Gjermania ka qenë vendi më i ekspozuar ndaj ndërprerjes së furnizimeve me gaz rus. Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, bëri ??një deklaratë ku paraqiti një sërë masash, të cilat do të hyjnë në fuqi më 2 tetor, me shpresën për të reduktuar përdorimin e gazit me rreth 2%.

Ndërtesat publike do të ngrohen deri në një temperaturë maksimale prej 19 gradë Celsius.

Vitrinat e dyqaneve nuk do të lejohet të ndriçohen gjatë natës.

Do të ndalohet ngrohja e pishinave private.

Austri

Austria është gjithashtu shumë e varur nga gazi rus, duke marrë mbi 80% të furnizimeve të saj me gaz nga Moska në vitet e mëparshme. Javën e kaluar, Departamenti i Klimës në Austri nisi një fushatë për kursimit e energjisë, të quajtur “Misioni 11”, me këto rekomandime:

Ngadalësimi i shpejtësisë së lëvizjes me makinë për të kursyer energji – duke rekomanduar një limit të shpejtësisë prej 100 km/orë.

Shkrirja e rregullt e ngrirësit të frigoriferit.

Reduktimi i kohës së dushit.

Spanjë

Megjithëse Spanja nuk është aq e varur sa anëtarët e tjerë të BE-së ndaj gazit rus, i cili përbënte 14.5% të importeve të saj, Parlamenti i Spanjës ka rënë dakord për të reduktuar përdorimin e gazit në masën 8%.

Temperaturat e ajrit të kondicionuar në shumicën e ndërtesave publike dhe të bizneseve nuk duhet të vendosen nën 27 gradë Celsius gjatë verës. Nga ana tjetër, gjatë dimrit, ngrohja nuk duhet të jetë mbi 19 gradë Celsius.

Dyert e dyqaneve që përdorin ajër të kondicionuar duhet të mbyllen.
Nuk do të ketë asnjë ndriçim gjatë natës të ambienteve të jashtme të dyqaneve apo të monumenteve publike.

Finlandë

Megjithëse importet ruse përbëjnë 75% të furnizimeve me gaz të Finlandës, ky vend nuk është aq vulnerabël ndaj furnizimeve të Moskës. Gazi natyror përbën më pak se 6% të konsumit total të energjisë në Finlandë.

Në javën e fundit të gushtit, Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Punësimit shpalli një fushatë të quajtur “Një gradë më pak”, e cila synon të bëjë 75% të finlandezëve që të reduktojnë konsumin e energjisë, nëpërmjet:

Uljes së temperaturës në termostatet e shtëpive.

Përdorimit më të paktë të pajisjeve elektronike dhe të burimeve të dritës.
Kufizimit të kohës së dusheve në 5 minuta.
Itali

Vitin e kaluar, Italia importoi gati 40% të gazit të saj nga Rusia. Sipas një nisme të Ministrisë së Tranzicionit Ekologjik të Italisë, ky vend synon të reduktojë konsumin e gazit me 7% (ose me 5.3 miliardë metra kub), deri në mars:

Termostatet e ndërtesave industriale do të ulen me një gradë, duke shkuar në 17 gradë Celsius.

Temperaturat e termostateve të banesave do të vendosen në 19 gradë Celsius.

Radiatorët duhet të fiken për të paktën një orë në ditë.

Holandë

Qeveria holandeze nisi një fushatë në muajin prill për të reduktuar varësinë nga gazi rus, i cili përbën rreth 12.5% ??të përdorimit total të gazit në Holandë.

Fushata synon:

Të reduktojë kohën e dusheve në 5 minuta.

Të ulë temperaturat e ngrohjes qendrore.

A mjaftojnë këto masa për dimrin?

Disa raporte vlerësojnë se nëse Europa arrin të reduktojë përdorimin e gazit me 15% deri në marsin e vitit 2023, rajoni do të jetë në gjendje të përballojë dimrin pavarësisht kufizimit të furnizimeve dhe çmimeve të larta të energjisë.

“Ne jemi pothuajse në përmbushje të këtij synimi… kursimet këtë muaj e kanë tejkaluar objektivin prej 15%,” tha ekspertja e strategjisë së energjisë nga Goldman Sachs, Samantha Dart.

Ajo shtoi se vlerësimi për konsumin e gazit në Europën Veriperëndimore në muajin gusht ishte 13% nën mesataren.

“Ne besojmë se këto kursime janë më se të mjaftueshme për ta kaluar dimrin pa ndërprerje të energjisë ose krizë të ngrohjes,” tha Dart, duke supozuar se dimri i këtij viti nuk do të jetë i ashpër, por mesatar./ Monitor