BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Siguronte lekët e studentëve për pedagogun e arrestuar, Gjykata jep vendimin për sekserin në Korçë (EMRI)

Siguronte lekët e studentëve për pedagogun e arrestuar, Gjykata

Xhevi Dervishi, sekseri që siguronte lekët e studentëve për pedagogun Alket Dino përfiton nga gjendja e tij shëndetësore për të marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se studio ligjore që përfaqësonte Xhevi Dervishin ka paraqitur faktet dhe arsye përse ai duhet të qëndrojë me arrest shtëpie deri ne përfundim te hetimeve, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tij dhe faktet që janë çuar në gjykatë, kanë bërë që Xhevi Dervishi të marrë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Përsa i përket pedagogut Alket Dino, ai vazhdon të jetë arrest me burg.

Ngjarja ka ndodhur në 23 shtator ku policia pas një hetimi 1 mujor arrestoi pedagogun e Fakultetit te shkencave te natyres dhe humane, Alket Dino,së bashku me sekserin dhe njëkohësisht mikun e tij, Xhevi Dervishi nën akuzat për korrupsion.

Kanë qenë Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, te cilët kane bëre të mundur arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve mbrëmjen e 23 shtatorit.